PURITO Centella Unscented Toner është versioni i ri pa fragrancë i tonerit origjinal, PURITO Centella Green Level Calming Toner! I formuluar me 10% ekstrakt nga bima centella asiatica dhe panthenol, toneri bën të mundur qetësimin e lëkurës të shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Centella Asiatica, tashmë njihet për vetitë e saj shëruese duke zvogëluar inflamacionin e lëkurës. Panthenoli, në përmbajtje ka vitaminën B e cila e forcon menjëherë barrierën mbrojtëse, duke qetësuar skuqjen, çka e bën një përbërës perfekt për një lëkurë të ndjeshme dhe me rosacea. Gjithashtu toneri përmban dhe acid hialuronik për të hidratuar në thellësi shtresat e lëkurës. Ka pH të ulët (p.H 6.1), çka do të thotë se nuk krijon ndjesi tharje apo tërheqjeje në lëkurë, edhe pse ka konsistencë të lehtë. I përshtatshëm për çdo tip lëkure, sidomos për atë pro-akneike dhe sensitive.

Ndryshimi me versionin origjinal, është se nuk përmban fragrancë, as atë natyrale të bimëve. Kjo e bën shumë të përshtatshme, për personat që kanë alergji dhe ndjeshmëri nga aromat.

Formula e tij është vegane dhe nuk përmban fragrancë.

*200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit “magjik”

10% ekstrakt nga bima centella asiatica, panthenol, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Centella Asiatica Extract (10%), Butylene Glycol, Pentylene Glycol,
Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Trehalose, Sodium Hyaluronate,
Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Panthenol, Carbormer,
Allantoin. Arginine, Portulaca Oleracea Extract, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

PURITO Centella Unscented Toner

2,300 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI