PURITO Centella Green Level Calming Toner

PURITO Centella Green Level Calming Toner, padyshim që është i famshëm për formulimin e tij me 10% të ekstraktit të bimës çudibërëse Centella Asiatica, e cila ka efekt shërues dhe qetësues për lëkurën. E kombinuar me panthenolin, që në kontakt me lëkurën shpërbehet në provitaminë B5 duke forcuar barrierën e lëkurës, dhe witch hazel që pastron thellësisht poret duke i tkurrur ato, e bëjnë këtë toner perfekt për lëkurën e ndjeshme dhe atë të yndyrshme.

*200ml

PURITO Centella Green Level Buffet Serum

PURITO Centella Green Level Buffet Serum është një koktejl përbërësish “magjik”. I formuluar me 49% Centella Asiatica, gjethja e së cilës është zierë në ujë, për të nxjerrë vetëm substancat e dobishme të saj. Kjo bimë nxit prodhimin e kolagjenit dhe aktivizon indet qelizore, për të qetësuar inflamacionin duke e përmirësuar në tërësi lëkurën. Niacinamide, është një formë e vitaminës B3, që trajton aknet dhe hiperpigmentimin. Panthenoli dhe adenosine ndihmojnë në eleminimin e shenjave të moshës. Ndërkohë, ceramidet dhe peptidet, bëjnë të mundur forcimin e barrierës së lëkurës. I përshtatshëm për çdo tip lëkure, sidomos për atë pro-akneike dhe sensitive.

Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, 100% vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: alkool, ethanol, paraben, vaj mineral, propylene glycol, aromë artificiale, PEG.

*60ml

PURITO Centella Green Level Calming Toner

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

PURITO Centella Green Level Buffet Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

PURITO Centella Green Level Calming Toner

Përbërësit "magjik"

ekstrakti i bimës Centella Asiatica, vaji esencial i lules së trëndafilit, panthenol, ekstrakt i bimës Witch Hazel

Lista e plotë e përbërësve

Water,Centella Asiatica Extract,Butylene Glycol,Pentylene Glycol,Dipropylene Glycol,1,2-Hexanediol,Sodium Hyaluronate,Panthenol,Portulaca Oleracea Extract,Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract,Glycerin,Allantoin,Trehalose,Polyglyceryl-10 Laurate,Carbomer,Polyglyceryl-10 Myristate,Arginine,Ethylhexylglycerin,Disodium EDTA,Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil,Pelargonium Graveolens Flower Oil,Cananga Odorata Flower Oil,Rose Flower Oil

PURITO Centella Green Level Buffet Serum

Përbërësit "magjik"

bima Centella Asiatica, kolagjen i hidrolizuar, ceramide, peptide, niacinamide, adenosine, acid asiatic, acid madecassic

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract (49%), Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Carbomber, Carbomer, Sclerotium Gum, Hydrolyzed Jojoba Esters, Caprylyl Glycol, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Hydrogenated Lecithin, Hydrolyzed Collagen, Camellia Sinensis Leaf Extract, Alteromonas Ferment Extract, Pancratium Maritimum Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Dipotassium Glycyrrhizate, Disodium EDTA, Adenosine, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Palmitoyl Hexapeptide- 1 2, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Dipeptide-7, Palmitoyl Dipeptide-10

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

PURITO Centella Green Level Line

4,590 ALL 5,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI