PURITO Centella Green Level Calming Toner, padyshim që është i famshëm për formulimin e tij me 10% të ekstraktit të bimës çudibërëse Centella Asiatica, e cila ka efekt shërues dhe qetësues për lëkurën. E kombinuar me panthenolin, që në kontakt me lëkurën shpërbehet në provitaminë B5 duke forcuar barrierën e lëkurës, dhe witch hazel që pastron thellësisht poret duke i tkurrur ato, e bëjnë këtë toner perfekt për lëkurën e ndjeshme dhe atë të yndyrshme.

*200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.


Përbërësit "magjik"

ekstrakti i bimës Centella Asiatica, vaji esencial i lules së trëndafilit, panthenol, ekstrakt i bimës Witch Hazel

Lista e plotë e përbërësve

Water,Centella Asiatica Extract,Butylene Glycol,Pentylene Glycol,Dipropylene Glycol,1,2-Hexanediol,Sodium Hyaluronate,Panthenol,Portulaca Oleracea Extract,Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract,Glycerin,Allantoin,Trehalose,Polyglyceryl-10 Laurate,Carbomer,Polyglyceryl-10 Myristate,Arginine,Ethylhexylglycerin,Disodium EDTA,Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil,Pelargonium Graveolens Flower Oil,Cananga Odorata Flower Oil,Rose Flower Oil

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

 

PURITO Centella Green Level Calming Toner

2,300 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI