PURITO Centella Green Level Buffet Serum është një koktejl përbërësish “magjik”. I formuluar me 49% Centella Asiatica, gjethja e së cilës është zierë në ujë, për të nxjerrë vetëm substancat e dobishme të saj. Kjo bimë nxit prodhimin e kolagjenit dhe aktivizon indet qelizore, për të qetësuar inflamacionin duke e përmirësuar në tërësi lëkurën. Niacinamide, është një formë e vitaminës B3, që trajton aknet dhe hiperpigmentimin. Panthenoli dhe adenosine ndihmojnë në eleminimin e shenjave të moshës. Ndërkohë, ceramidet dhe peptidet, bëjnë të mundur forcimin e barrierës së lëkurës. I përshtatshëm për çdo tip lëkure, sidomos për atë pro-akneike dhe sensitive.

Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, 100% vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: alkool, ethanol, paraben, vaj mineral, propylene glycol, aromë artificiale, PEG.

*60ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

bima Centella Asiatica, kolagjen i hidrolizuar, ceramide, peptide, niacinamide, adenosine, acid asiatic, acid madecassic

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract(49%),Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide,Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26,Carbomer,Arginine,
Sclerotium Gum,Hydrolyzed Jojoba Esters,Sodium Hyaluronate,Asiaticoside,
Asiatic Acid,Madecassic Acid,Palmitoyl Hexapeptide 12,Paimitoyl Tripeptide-1,
Palmitoyl Tetrapeptide-7,Paimitoyl Dipeptide-10,Caprylyi Glycol,
Polyglyceryl-10 Myristate, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate,Hydrogenat-
ed Lecithin, Camelia Sinensis Leaf Extract,Pancratium Maritimum Extract,
Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil,Dipotassium,Glycyrhizate,Disodium EDTA, Adenosine,Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Ceramide NP

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

PURITO Centella Green Level Buffet Serum

2,250 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI