Nëse po kërkoni një fondatinë e cila të ofrojë mbulim të plotë në lëkurë, por njëkohësisht shumë natyral ju sugjerojmë PONY EFFECT Zoom-In Foundation. Kjo fondatinë dhe e gjitha marka PONY EFFECT, mban emrin e një “MAKEUP ARTIST” shumë të famshme në Korenë e Jugut dhe globalisht! Këtë fondatinë duhet ta konsideroni, sepse është studiuar më së miri nga një spacialiste makeup-i! Ka konsistencë likuide dhe ofron një pamje të përsosur dhe perfekte të lëkurës, që në momentin e parë të aplikimit! Kjo fondatinë ka rezistencë të lartë, dhe është testuar që qëndron plot 30 orë në lëkurë pa krijuar aspak plasaritje në të. Ka një përfundim mat, por pa tendencë tharje të lëkurës, duke u njëtrajtësuar menjëherë në të por pa i humbur kësaj të fundit hidratimin e nevojshëm. Vërtet konsistenca e kësaj fondatine është e lehtë dhe nuk krijon aspak ndjesi bezdisjeje në lëkurë, por ka mbulim shumë të lartë. Vlen të përmendet fakti që kjo fondatinë është e formuluar me filtra mbrojtës fizik ndaj rrezeve të dëmshme të diellit (Titanium Dioxide). Kjo fondatinë ka një aromë të lehtë dhe shumë freskuese lulesh saqë do t’ju impresionojë në momentin e aplikimit! PONY EFFECT Zoom-In Foundation… Për një makeup perfekt dhe njëkohësisht natyral!

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30gr

Përpara përdorimit produkti duhet tundur nga lart poshtë në mënyrë që përbërja e saj të përzihet mirë. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në lëkurë të mirëhidratuar. Riaplikojeni në zonat më të nevojshme për njëtrajtësim ose mbulim më të mirë.

Përbërësit "magjik"

panthenol, acacia peptide

Lista e plotë e përbërësve

Cyclopentasiloxane, Dimethicone, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Methylpropanediol, Triethylhexanoin, Alcohol Denat, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Butylene Glycol, Methyl Trimethicone, Pentylene Glycol, Phenyl Trimethicone, Trimethylsiloxysilicate, Polyglyceryl-4 Isostearate, Caprylyl methicone, PEG/PPG-18/18 Dimethicone, Hydrolyzed Vegetable Protein, Isododecane, Octyldodecanol, Magnesium Sulfate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Aluminum Hydroxide, Triethoxycaprylylsilane, Disteardimonium Hectorite, Ethylhexylglycerin, Isopropyl Titanium Triisostearate, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Polybutene, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Panthenol, PVP, Maltodextrin, Phenoxyethanol, Citronellol, Geraniol, Linalool, Benzyl Salicylate, Hexyl Cinnamal, Mica (CI 77019), Iron Oxide Red (CI 77491), Iron Oxide Black (CI 77499), Fragrance, #04 Sand Beige Water, Titanium Dioxide (CI 77891), Iron Oxide Yellow (CI 77492), #02 Natural Ivory Water, #03 Nude Beige Water, Titanium Dioxide (CI 77891), #01 Fair Ivory Water, Iron Oxide Yellow (CI 77492)

Marka PONY EFFECT është krijuar nga një makeup artiste shumë e famshme koreane Pony Park. Si krijime të një specaliste të fushës së makeup-it produktet e markës PONY EFFECT janë të testuara mjaft mirë për efikasitetin e tyre. Te kjo markë mund të gjeni produkte me cilësi mjaft të lartë të cilat arrijnë të frymëzojnë të gjithë adhuruesit e makeup-it, të cilët me këto produkte arrijnë të krijojnë efektet e tyre fantastike në lëkurë. Produktet bestseller të markës janë 2 fondatinat e mrekullueshme të cilat kanë klientët e tyre besnikë. Të gjitha produktet e markës PONY EFFECT janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

PONY EFFECT Zoom-In Foundation

3,000 ALL 3,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI