Larës vajor - NEOGEN Dermalogy Calming Cicatree Micellar Oil

Pastrues fytyre vajor

Ofrojini lëkurës tuaj një pastrim të thellë me larësin vajor NEOGEN Dermalogy Calming Cicatree Micellar Oil, versioni i ri dhe i përmirësuar i larësit vajor NEOGEN Dermalogy Real Cica Micellar Cleansing Oil. I formuluar me teknologjinë më inovative "micellar", siguron pastrim nga sebumi i tepërt dhe papastërtitë e tjera në lëkurë. Përmbajtja me centella asiatica, ekstrakte të pemës së çajit dhe azulene, bëjnë të mundur qetësimin e lëkurës, ndërsa 10 lloje të ndryshme vajrash botanikë e pastrojnë atë pa shkaktuar irritim. Nga ana tjetër, përbërësi aktiv LHA (Lipo Hydroxy Acid), kujdeset për pastrimin e thellë të poreve, dhe gjithashtu i ofron lëkurës njëtrajtësim. Konsistenca e tij është e lehtë, dhe shpëlahet plotësisht. Lëkura juaj do të ndihet e pastër dhe gati për të vazhduar me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*300ml

Larës ujor - BENTON Goodbye Redness Centella Powder Wash

Thuajini lamtumirë skuqjes dhe sensitivitetit në lëkurë falë larësit në formë pudre BENTON Goodbye Redness Centella Powder Wash, pjesë e linjës Goodbye Redness Centella Line. I formuluar me pluhur nga gjethja e bimës centella asiatica, calamine dhe acid hialuronik, bën të mundur hidratimin dhe zbutjen e lëkurës së irrituar dhe asaj të ndjeshme. Nga ana tjetër kripa e detit dhe  2 lloje enzimash të perimeve (Protease, Bromelain) ndihmojnë në pastrimin e butë e të thellë të papastërtive dhe qelizave të vdekura, të cilat janë arsyeja e skuqjes në lëkurë.  I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht asaj sensitive, me tendencë skuqjeje, mikse dhe gjendje rosacea.

Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*80gr

Hapi 1: Larësi vajor

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Hapi 2: Larësi ujor

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

NEOGEN Dermalogy Calming Cicatree Micellar Oil

Përbërësit "magjik"

centella asiatica, ekstrakte të pemës së çajit, azulene, LHA

Lista e plotë e përbërësve

Lista e plotë e përbërësveCaprylic/Capric Triglyceride, Isopropyl Palmitate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Ethylhexylglycerin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Water, Guaiazulene, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Ceramide NP, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Allantoin, Tocopherol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Panthenol, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Juglans Regia (Walnut) Seed Oil, ZINC PCA, Capryloyl Salicylic Acid, Butylene Glycol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Xanthan Gum, Portulaca Oleracea Extract, Saururus Chinensis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Caprylyl Glycol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Acorus Calamus Root Extract, Hyaluronic Acid, Glucose, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Limonene, Linalool

BENTON Goodbye Redness Centella Powder Wash

Përbërësit "magjik"

pluhur nga gjethja e bimës centella asiatica, calamine, kripë deti, acid hialuronik,  2 lloje enzimë e perimeve (Protease, Bromelain)

Lista e plotë e përbërësve

Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Lauroyl Glutamate, Coconut Fatty Acid, Sodium Isethionate, Aqua (Water), Sodium Bicarbonate, Zea Mays (Corn) Starch, Calamine, Houttuynia cordata Extract, Laminaria Japonica Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Polyacrylate, Sucrose, Ascorbic Acid, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Leaf/Stem Powder, Protease, Bromelain, Sea Salt, Glycerin, Hydrogenated Phosphatidylcholine, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Madecassoside, Sucrose Stearate, Cetearyl Alcohol

PASTRIM I DYFISHTË PËR QETËSIMIN E SKUQJES

5,200 ALL 7,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI