Larës vajor - KLAIRS Gentle Black Deep Cleansing Oil

Pastrues fytyre vajor

Larës vajor i formuluar nga vajra bimor, posaçërisht për pastrimin dhe trajtimin e lëkurës së ndjeshme. Disa prej përbërësve “mrekullibërës” të tij janë: vaji i fasules së zezë, i cili është një anti-inflamator me efekt të mrekullueshëm në kontrollimin e mbiprodhimit të yndyrës si dhe qetësimin e lëkurës; një antioksidant i fuqishëm si vaji i susamit të zi; vaji i farave të frutit Black Currant (Ribes Nigrum), i pasur me minerale dhe vitamina; vaji i Jojoba-s, që njihet për vetitë e tij hidratuese, që e bën këtë larës shumë të përshtatshëm edhe për lëkurën e thatë.

Ky produkt ka nivel pH 7.

*150ml

Larës ujor - BENTON Honest Cleansing Foam

Pastrues ujor

Larës ujor fytyre i butë, por gjithashtu shumë efikas në pastrimin e thellë të lëkurës. Përmban pH të nivelit 4.5-6.5, i njëjtë me pH e një lëkurë të shëndetshme. Formula hipoalergjike e tij ruan lagështinë natyrale të lëkurës, duke mos krijuar irritim apo tharje të saj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë shumë të ndjeshme. Nuk përmban: paraben, vaj mineral, aromë artificiale dhe steroide.

*175ml

Hapi 1: Larësi vajor 

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Hapi 2: Larësi ujor

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

KLAIRS Gentle Black Deep Cleansing Oil

Përbërësit "magjik"

vaji i fasules së zezë, vaji i farave të Jojoba-s, vaji i farave të frutit Black Currant (Ribes Nigrum), vaji i susamit të zi

Lista e plotë e përbërësve

Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Isononyl Isononanoate, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Isopropyl Myristate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glycine Soja (Soybean) Oil, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Tocopheryl Acetate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Polysorbate 20, Fragrance, Butyrospermum Parkii (Shea Butter), Carapa Guaianensis Seed Oil, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Seed Oil

BENTON Honest Cleansing Foam

Përbërësit “magjik”

vaji i palmës, centella asiatica, lule kamelia

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Myristic Acid, Glycerin, Lauric Acid, Palmitic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Camellia Japonica Seed Oil, Sodium Lauroyl Glutamate, Sorbitan Olivate, Polyquaternium-10, Portulaca Oleracea Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Hydrolyzed Pea Protein, Phytosterols, Lecithin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Squalane, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ceramide NP, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, 1,2-Hexanediol, Parfum (Fragrance)

PASTRIM I DYFISHTË PËR LËKURË TË THATË

3,100 ALL 4,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI