Për flokë të butë, të hidratuar dhe plot shkëlqim ju vjen në ndihmë NINELESS Daily Intense Nourishing Hair Essence! Kjo esencë nga vetë emri që ka sugjerohet të përdoret në përditshmëri në rutinën e përkujdesjes së flokut. Formulimi me Ecoceramide Shea Butter (gjalpë shea + keramide të fermentuara), ofron lagështi dhe mbron skalpin nga dëmtimi i agjentëve të jashtëm. Certifikimi Ecocert, që kjo esencë zotëron është një certifikim i integruar organik dhe natyror. Kjo esencë është e formuluar me 5 lloje të ndryshme vajrash me origjinë natyrale dhe keramide, për të zbutur dhe hidratuar intensivisht flokët. Formulimi me vaj argani hidraton thellësisht flokët, vaji kamelia ofron zbutje të tyre si mëndafshi, vaji Meadowfoam përmirëson elasticitetin, vaji i bajames së ëmbël mbron flokët nga nxehtësia dhe dëmtimet dhe vaji jojoba ofron rigjenerim të tyre. Gjithashtu kjo esencë ndihmon në rigjenerimin e majave të dyzuara dhe flokëve të ashpër. Nëpërmjet esencës do të ndjeni rigjallërimin të flokëve tuaj, rikthimin e hidratimit, dhe zbutjen e majave. Kjo esencë sugjerohet të përdoret nga personat që kanë këto problematika:
-Flokë të ashpër, të thatë dhe me tendencë krijim zbokthi.
-Flokë të dëmtuar si pasojë e pajisjeve stiluese të nxehtësisë.

*Gjithashtu kjo esencë mund të përdoret për hidratim të thellë tek bërrylat dhe thembrat e këmbëve.

*120ml

Aplikoni 1-3 sprucime pas larjes së flokut, në flokë të thatë, dhe vazhdoni me stilimin e tyre. 

Përbërësit "magjik"

ecoceramide shea butter, 5 lloje të ndryshme vajrash natyral.

Lista e plotë e përbërësve

Cyclopentasiloxane, Dimethicone, Dimetichonol, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glycerin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ceramide NP, Phyrosphingosine, Fragrance.

 

NINELESS Daily Intense Nourishing Hair Essence

1,900 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI