NINELESS Breworks Hair Growth Ampoule është zgjidhja e duhur nëse po kërkoni një produkt për rritjen dhe forcimin e flokëve. Kjo ampulë në konsistencë ujore, dhe e formuluar me 200,000ppm maja birre e cila është burimi më i pasur me biotinë! Biotina ndihmon në ndalimin e rënies së flokut, rritjen e tyre, volumizimin, forcimin dhe trashjen që nga rrënja e deri te maja. Nga ana tjetër formulimi me biotinë stimulon prodhimin e keratinës, e cila nxit riprodhimin dhe rritjen e folikulave të reja të flokut. Ndërsa kompleksi i ushqimit të zi (orizi i zi, fasulja e zezë, susami i zi, ekstrakt i manaferrës, rrush pa fara i zi) ndihmojnë gjithashtu në minimizimin e rënies së flokut dhe ofrojnë shkëlqim natyral në gjatësinë e tyre. Nga ana tjetër formulimi me acid salicilik mban në kontroll irritimet e ndryshme të skalpit, duke ofruar qetësim të menjëhershëm! Formulimi me ekstrakt të bimës centella asiatica ushqen folikulat e flokut në rrënjë, ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe lejon rrjedhjen e duhur të oksigjenit dhe lëndëve të tjera ushqyese në skalp. Ky tonik siguron lagështi dhe përmirëson strukturën e flokut të dëmtuar falë formulimit me panthenol. Përmbajtja me mente ul temperaturën në vatrat e nxehta të skalpit, e cila është një nga shkaqet e rënies së flokëve. Ndërsa formulimi me allantoin parandalon kruarjet dhe ofron hidratim të thellë. Kjo ampulë gjithashtu është i formuluar me kompleksin Yuk-mi-ji-hwang (6 lloje të ndryshme ekstraktesh bimore), ku baza e tyre është ginseng-u i cili nxit rritjen dhe daljen e flokëve të reja.

Kjo ampulë sugjerohet të përdoret nga persona të cilët:

-Kanë skalp të yndyrshëm.
-Kanë skalp të irrituar dhe kruarje.
-Kanë rënie dhe rrallim të flokëve.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.

*30ml

Aplikoni një sasi të përshtatshme në skalp dhe masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Aplikojeni para se të flini gjumë, pasi keni larë dhe tharë flokët në skalp të thatë.

Përbërësit "magjik"

maja e birrës, biotinë, kompleks i ushqimit të zi, ekstrakt i bimës centella asiatica, acid salicilik, panthenol, eskrakt mente, allantoin, kompleks Yuk-mi-ji-hwang (6 lloje ekstraktesh të ndryshme bimore).

Lista e plotë e përbërësve

Water, Saccharomyces Cerevisiae Extract(200,000ppm), Alcohol, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 80, Butylene Glycol, Tromethamine, Glycerin, Carbomer, Menthol, Salicylic Acid, Fragrance, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Leaf Extract, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Alisma Orientale Tuber Extract, Poria Cocos Sclerotium Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Piroctone Olamine, Climbazole, Squalane, Biotin, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP

 

NINELESS Breworks Hair Growth Ampoule

2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI