Nëse vuani nga një lëkurë e thatë, e dehidratuar, sensitive dhe me tendencë për skuqje, kemi gjetur larësin ideal për ju! NEOGEN Real Cica Micellar Cleansing Foam është larësi ujor i linjës me CICA, të markës Neogen. Ky larës ka përmbajtje të veçantë, cica-n, një nga përbërësit korean më “in” dhe popullor të momentit! Është një përbërës më i përqëndruar i bimës centella asiatica dhe madecassoside, që ndihmojnë në qetësimin e inflamacionit duke e hidratuar thellësisht lëkurën! Ka një konsistencë shumë të butë, dhe e pastron lëkurën thellësisht, duke e lënë të butë, të hidratuar dhe me një ndjesi freskie.

Niveli i pH ~ 6.1.

*200ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

acid madecassic, ekstrakt centella asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Potassium cocoyl glycinate, Cocamidopropyl Betaine, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Sodium Chloride, Lauric Acid, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) FruitOil, Gluconolactone, Lactobionic acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Octyldodecanol, Ceramide NP(Ceramide 3), Hydrogenated Lecithin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hyaluronic Acid, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Allantoin, Sodium Benzoate, Citric Acid, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Polyquaternium-7, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN Real Cica Micellar Cleansing Foam

1,800 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI