Vitamina C është një ndër përbërësit më të dashur dhe shumë i preferuar për ta pasur në rutinën tonë! Por, kombinimi i vitaminës C me një produkt tjetër, siç është bakuchiol-i dhuron njëtrajtësim të tonit të lëkurës, hidraton lëkurën dhe sigurisht do të keni rezultatet që prisni adresuar problematikave, si: shenjat e moshës apo hiperpigmentimi. 

NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum

Ky serum përmban derivat të tretshëm në ujë të acidit askorbik (vitaminë C e pastër), i quajtur kështu Askorbil Fosfat Natriumi. Gjithashtu përmban 22% ekstrakt të kumbullës australiane Kakadu, pikërisht në përbërësin e patentuar Kakadu C-plex™. Ky përbërës ka bazë bimore i pasur me vitaminë C, 460 herë më shumë se boronicat, 58 herë më shumë se limoni dhe 21 herë më shumë se kivi. E gjithë kjo përbërje ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe hiperpigmentimin, dhe në të njëjtën kohë mban në kontroll shenjat e moshës! Nga ana tjetër formulimi me vitaminë E e këtij serumi, ofron rritje të elasticitetit dhe një lëkurë plot vitalitet. Ndërsa formulimi me 2% niacinamide, rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'iu adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Acidi ferulik i pasur me veti antioksiduese, ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave, ndërsa 3 lloje të acidit hialuronik & panthenolit mundësojnë hidratim të thellë të lëkurës! 

*32gr

NEOGEN DERMALOGY Real Bakuchiol Firming Serum

Ky serum përmban bakuchiol, i cili zotëron të gjithë benefitet e retinolit, por jo efektet anësore të tij. Gjithashtu, përmbajtja me përbërësin e patentuar: "Lupine Peptide", "Collagen Boosting Peptide" dhe "Hydrolyzed Lupine Protein", nxisin prodhimin e duhur të kolagjenit në lëkurë, duke i ofruar kësaj të fundit elasticitet dhe tërhëqje të menjëhershme të vijave të holla dhe rrudhave. Serumi gjithashtu përmban vitaminë C dhe E, për t'i ofruar lëkurës njëtrajtësim të tonit dhe hidratim të thellë. Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. 

*30ml

NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+

NEOGEN DERMALOGY Real Bakuchiol Firming Serum

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret çdo ditë vetëm në mbrëmje.

NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum

Përbërësit "magjik"

vitaminë C, niacinamide, acid ferulik, vitaminë E, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Sodium Ascorbyl Phosphate(100,000ppm), Isopentyldiol, Butylene Glycol, 1.2hexanediol, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Terminalia Ferdinandiana Fruit Extract, Morinda Citrifolia Extract, Apium Graveolens (Celery) Stem Extract, Brassica Oleracea Acephala Leaf Extract, Cichorium Intybus (Chicory) Leaf Extract, Citric Acid, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, Panthenol, Sodium Metabisulfite, Ethylhexylglycerin, Ascorbic Acid(100ppm), Ferulic Acid, Caprylyl Glycol, Dextrin, Tocopheryl Acetate, Polyglyceryl-4 Caprate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Coptis Japonica Root Extract, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Pistacia Vera Seed Oil, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate

NEOGEN DERMALOGY Real Bakuchiol Firming Serum

Përbërësit "magjik"

përbërësi i patentuar "Luptin Peptide", përbërësi i patentuar "Collagen Boosting Peptide", përbërësi i patentuar "Hydrolyzed Lupine Protein"

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycereth-26, Diglycerin, Caprylic/Capric Pal,itoyl Tripeptide-5, lupinus albus Seed Extract, Triglyceride, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Polyglycerin-3, Gardenia Florida Fruit Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Bakuchiol (100PM), Aloe Barbadensis Leaf Extract, Squalane, Sodium Hyaluronate, Dipropylene Glycol, Dextrin, Cyanocobalamin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Guaiazulene, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ascorbic Acid, Tocopheryl Acetate, Hydrolyzed Lupine Protein, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Lupinus Albus Seed Extract, Palmitoyl Tripeptide-5, Caprylyl Glycol, Tocopherol, Acetyl Hexapeptide-8, Citronellol, Geraniol, Linalool, Limonele.

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum & Bakuchiol Firming Serum

7,500 ALL 9,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI