NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Serum sjell fuqinë e procesit të fermentimit të përbërësve natyral. Ashtu si në mjekësi po aplikohet dhe këshillohet përdorimi i ushqimeve të fermentuara për një trup të shëndetshëm, edhe në dermatologji janë parë përfitime mbresëlënëse në mirëqenien e lëkurës. Ky serum, me konsistencë xheli, i formuluar me 61% përbërës të fermentuar, përthithet menjëherë nga lëkura duke i dhënë asaj elasticitetin e munguar falë fermentit të bifida lysate (probiotik), fermentit të filtruar të saccharomyces (maja). Ndërkohë, lëngu nga pema Betula Alba, me fuqi antioksiduese për lëkurën dhe fermenti i filtruar nga orizi, balancojnë prodhimin e yndyrës, heqjen e njollave dhe hiperpigmentimin e saj. Me këtë serum do të arrini të përmirësoni lëkurën duke e bërë të duket më e re e plot gjallëri.

Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale dhe vaj mineral.

Niveli i tij i pH qëndron në nivelin 5.3-7.3.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe pas aplikimit të tonerit, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ferment i bifida lysate (probiotik), ferment i filtruar i saccharomyces, lëng nga pema Betula Alba, ferment i filtruar nga orizi

Lista e plotë e përbërësve

Bifida Ferment Lysate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Betula Alba Juice, Butylene Glycol, Rice Ferment Filtrate (Sake), Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Aspergillus Ferment, Dimethicone, Cyclopentasiloxane, Niacinamide, Cyclohexasiloxane, Polyacrylate-13, Water, Panthenol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polyisobutene, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ethylhexylglycerin, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Lactobacillus, Xanthan Gum, Sodium Polyacrylate, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Tropolone, Centella Asiatica Extract, Pichia/Resveratrol Ferment Extract, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Collagen, Glutathione, Ascorbic Acid, Ubiquinone, Thioctic Acid, Tocopherol, Phenoxyethanol, Disodium EDTA

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Serum

3,000 ALL 5,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI