Pastrues fytyre "micellar" pa shpëlarje

Larës ujor me teknologjinë “micellar”, që vepron si një magnet i vërtetë në heqjen e çdo papastërtie apo mbetje makeup-i. I pasur me përbërës qetësues, si Centella Asiatica dhe Madecassoside, e lë lëkurën të butë dhe të hidratuar me një nivel pH 5.5-6.5. I përshtatshëm edhe për heqjen e makeup-it në zonën delikate rreth syve.

*400ml

Në një tampon pambuku, hidhni një sasi të konsiderueshme të larësit dhe masazhojeni fytyrën lehtësisht duke hequr çdo mbetje papastërtie. Përsëriteni procesin derisa ta ndjeni lëkurën plotësisht të pastër. Sipas dëshirës, mund ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

ekstrakti i bimës Centella Asiatica, Madecassoside

Lista e plotë e përbërësve

Water, Polyglyceryl-4 Caprate, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Panthenol, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Madecassoside, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP (Ceramide 3), Glycereth-25 PCA Isostearate, Sodium Lactate, Sodium Gluconate, Disodium EDTA, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Allantoin, Butylene Glycol, Glycerin, Octyldodecanol, Ethylhexylglycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

 

 

 

NEOGEN Dermalogy Real Cica Micellar Cleansing Water

3,300 ALL 3,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI