NEOGEN është marka inovacion në Korenë e Jugut dhe në mbarë industrinë e bukurisë! Prandaj nuk kishte si të mos shtonim në koleksioni tonë, NEOGEN Day-Light Protection Sun Screen SPF 50/PA+++ , i cili është një nga kremrat mbrojtës ndaj rrezeve UV të diellit, “bestseller” në Korenë e Jugut, dhe në SHBA! Përmban mbrojtje maksimale SPF 50/PA+++, falë filtrave mbrojtës fizik ose, siç quhet ndryshe mineral, si: oksid zinku dhe dioksid titanium. Në këtë mënyrë arrin të mbrojë nga efektet e dëmtimit të rrezatimit diellor, si dhe të mbrojë lëkurën nga radikalet e lira dhe agresorët e jashtëm. Nga ana tjetër ka një kosistencë shumë të lehtë duke mos lënë aspak njollë të bardhë pas aplikimit të tij. Përthithet lehtësisht nga lëkura, por gjithashtu falë përmbajtjes me ekstrakt trëndafili dhe frutave të pyllit, e furnizon lëkurën me hidratim të thellë, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurën e thatë apo të dehidratuar. Përbërësit kryesor që përmban, si: disa derivate të vitaminës E, beta-glukan, ekstrakt nga bima Gentiana dhe mjaltit, niacinamide dhe adenocine janë të pajisur me certifikatë ekologjike. Mund të përdoret në vend të kremit hidratues nga personat me lëkurë normale, mikse dhe të yndyrshme. Qëndron shumë mirë para makeup-it, duke e mbajtur të qëndrueshëm, si edhe duke mos lënë ndjesinë e yndyrosjes deri në fund të ditës! 

Formula e tij është e testuar dermatologjisht dhe nuk përmban 23 përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: ethyl alcohol, sorbic acid, benzyl alcohol, methylparaben, ethylparaben, butylparaben, isobutylparaben, propylparaben, isopropylparaben, talc,  sulfate, petrolatum, BHA, BHT, salicylic acid, tar color, animal material,  phenoxyethanol, propylene glycol mineral oil, imidazolinyl urea, ilicone benzal konium chloride

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit "magjik"

dioksid titaniumi, oksid zinku, ekstrakt trëndafili dhe frutash pylli 

Lista e plotë e përbërësve

Titanium Dioxide 0.90%, Ethylhexyl Methoxycinnamate 7.50%, Zinc Oxide 2.80%; Water, Glycerin, Butylene Glycol, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C12-15 Alkyl Benzoate, Hexanediol, Isoamyl P-Methoxycinnamate, Dicaprylyl Carbonate, Cetearyl Alcohol, Xanthan Gum, Polysorbate 20, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Stearate, Peg-100 Stearate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Portulaca Oleracea Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Phyllanthus Emblica Fruit Extract, Rubus Idaeus(Raspberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Carbomer, Lippia Citriodora Leaf Extract, Rosa Damascena Flower Extract, Tocopheryl Acetate, Angelica Archangelica Root Extract, Beta-Glucan, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Artemisia Absinthium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Polyhydroxystearic Acid, Alumina, Gentiana Lutea Root Extract, Achillea Millefolium Extract, Litsea Cubeba Fruit Oil, Citrus Limon (Lomon) Fruit Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Cedrus Atlantica Wood Oil, Disodium Edta, Potassium Hydroxide, Citrus Aurantium Dulcis(Orange) Oil, Aluminum Stearate

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN Dermalogy Day-Light Protection Sun Screen SPF50/PA+++

2,700 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI