Kërkimit tuaj për Burimin e Rinisë i erdhi fundi! Neogen Collagen Lifting Cream është një mrekulli e futur brenda një kutie. Është i formuluar me dy lloje kolagjeni (kolagjen dhe kolagjen te hidrolizuar), që përmirëson elasticitetin e lëkurës, nxit rigjenerimin qelizor dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës. Duke e përdorur rregullisht, do mbushë vijat e holla dhe rrudhat. Përbërja me keramide dhe peptide, hidraton thellësisht lëkurën dhe heq ndjesinë e lodhjes. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe rekomandohet për lekurën që kanë nisur të shfaqen shenjat e para të moshës.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit “magjik”

kolagjen, keramide, peptide, panthenol, EGF, Trehalose

Lista e plotë e përbërësve

Water, Alcohol Denat., Glycerin, 1,2-Hexanediol, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Cyclohexasiloxane, Methyl Gluceth-20, C12-16 Alcohols, Carbomer, Tromethamine, Palmitic Acid, Hydrogenated Lecithin, Xanthan Gum, Trehalose, Coptis Japonica Extract, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Hydrolyzed Collagen, Adenosine, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Sodium Hyaluronate, Dextrin, Undaria Pinnatifida Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Jania Rubens Extract, Ceramide 3, Squalane, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Disodium EDTA, Citral, Linalool, Limonene

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

NEOGEN Collagen Lifting Cream

3,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI