Esenca "Bestseller" nga marka MISSHA: First Treatment Essence, vjen në KORAL SECRETS, por me formulimin e saj të avancuar, RX. Pjesë e linjës Time Revolution Line, kjo esencë është e njohur për efektin dhe benefitet e shumta që i jep lëkurës, si: qetësim, hidratim, njëtrajtësim të tonit dhe zbehjes së hiperpigmentimit, tërheqës, përmirësimit të dukjes së rrudhave, dhe riparimit të lëkurës së dëmtuar. Të gjitha këto veti të kësaj esence, vijnë falë përmbajtjes me: 95% ekstrakt fermenti të enzimës CICA (centella asiatica), e krijuar nga teknologjia e patentuar e vetë markës Pro Ferment α™️ technology. Kjo përbërje mundëson hidratimin e dyfishtë, krahasuar me variantin e vjetër. Nga ana tjetër, përmbajtja me niacinamide, një komponent i vitaminës B3, përmirëson elasticitetin e lëkurës, duke njëtrajtësuar tonin dhe teksturën e saj. Ndërsa formulimi me Peral dhe ekstrakt orizi mundëson butësisht heqjen qelizave të vdekura, duke zbehur hiperpigmentimin. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me serumin e linjës: MISSHA Time Revolution Night Repair PROBIO Ampoule.

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale, alkool, ngjyrues dhe vaj mineral, duke e bërë të përshtatshme këtë esencë edhe për lëkurat sensitive.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Oryza Sativa (oriz), ekstrakt Pearl reef, bifida ferment lysate, CICA (centella asitiatica), niacinamide, 

Lista e plotë e përbërësve

Yeast Ferment Extract, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Bifida Ferment Lysate, Water, Diethoxyethyl Succinate, Propanediol Sodium PCA, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Polyquaternium-51, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Vinegar, Oryza Sativa (Rice) Extract, Glycerin, Pearl Powder, Ceramide NP, Cholesterol, Hydrogenated Lecithin

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Time Revolution The First Treatment Essence RX

5,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI