MISSHA Time Revolution Night Repair Probio Ampoule, është një ampulë ose serum i fuqishëm i rutinës së mbrëmjes, i formuluar me 10 lloje të ndryshme probiotikësh që luajnë funksione të ndryshme. Ata ndërveprojnë sëbashku për mirëqenien e plotë të lëkurës. Ky serum pjesë e linjës Time Revolution Line është versioni i përmirësuar i ampulës Borabit Ampoule i MISSHA-s, një nga produktet më të shitura të kësaj marke. Ky eliksir i bukurisë dhe rinisë, falë formulimit me mbi 50% ferment nga bifida lysate (ferment nga majaja), pakëson shenjat e moshës dhe përmirëson elasticitetin duke parandaluar shfaqjen e rrudhave te reja, zbeh hiperpigmentimin, hidraton dhe i jep gjallëri lëkurës suaj. Ndërsa përbërja e patentuar Pro ferment α™, kombinon procesin e fermentimit të dyfishtë në të ftohtë dhe në të nxehtë me metodën ekskluzive të përthitjes së produktit në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Duke e përdorur rregullisht këtë produkt do të arrini të gëzoni efektet e tij maksimale. Serumi krahasohet me atë të Estée Lauder Advanced Night Repair, prej përbërësve të tij, por është më pak i kushtueshëm. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me esencën e linjës: MISSHA Time Revolution The First Treatment Essence RX.

 *50ml

Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ferment i bifida lysate (probiotik), 10 lloje të ndryshme probiotikësh

Lista e plotë e përbërësve

Bifida Ferment Lysate, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Betaine, Water, Niacinamide, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Chondrus Crispus Extract, Squalane, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Hydrogenated Lecithin, Carbomer, Tromethamine, Xanthan Gum, Polyquaternium-51, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Bifida Ferment Filtrate, Lactobacillus Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactobacillus/Acerola Cherry Ferment, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Lactococcus Ferment Lysate, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Lupinus Albus Seed Extract, Aspergillus Ferment, Swiftlet Nest Extract, Anthemis Nobilis Flower Oil, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Tocopherol, Ceramide NP, Cholesterol, Limonene, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Lactococcus Ferment 

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Time Revolution Night Repair PROBIO Ampoule

5,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI