{"product_id":"missha-oil-control-paper","title":"MISSHA Oil Control Paper","description":"\u003cp\u003eMISSHA Oil Control Paper janë letra thithëse të krijuara për të larguar shpejt yndyrën e tepërt dhe shkëlqimin e padëshiruar nga lëkura, pa prishur grimin. Të prodhuara nga fibra natyrale të kërpit, ato ndihmojnë në përthithjen e sebumit, duke e lënë lëkurën me një pamje më mat, të freskët dhe të pastër. Janë veçanërisht praktike për zonat që priren të yndyrosen gjatë ditës, si balli, hunda dhe mjekra. Paketimi përmban 100 letra, të cilat mund t'i mbani lehtësisht me vete për të rifreskuar pamjen e lëkurës kurdo që keni nevojë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eFormula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003e*100 letra\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eMerrni një letër dhe shtypeni butësisht mbi zonat e yndyrshme të fytyrës, pa e fërkuar lëkurën. Pasi letra të ketë përthithur yndyrën, hidheni dhe përdorni një tjetër nëse është e nevojshme. Mund t'i përdorni gjatë ditës, edhe mbi grim.\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003efibra natyrale të kërpit\u003cstrong\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e \u003cstrong\u003e\u003c\/strong\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePër shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel.\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eMISSHA\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003ehodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite,\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eMISSHA\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003efitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”,\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eMISSHA\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003eka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50992165650689,"sku":"TAM0279","price":200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/IMG_4140.png?v=1793447079","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/missha-oil-control-paper","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}