{"product_id":"missha-m-perfect-cover-b-b-cream-pro","title":"MISSHA M Perfect Cover B.B Cream Pro  SPF 42 PA+++","description":"\u003cp data-pm-slice=\"1 1 []\"\u003eMISSHA M Perfect Cover BB Cream Pro është një BB krem që kombinon mbulimin e fondatinës me përfitimet e kujdesit për lëkurën dhe mbrojtjen nga dielli SPF 42 PA+++. Formula ofron mbulim, nga mesatar në të lartë, duke minimizuar dukshmërinë e papërsosmërive, njollave dhe skuqjeve, si dhe duke unifikuar tonin e lëkurës, pa krijuar efekt të rëndë në fytyrë. I pasur me acid hialuronik, ceramide dhe squalane, ndihmon në ruajtjen e hidratimit, përforcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe parandalimin e humbjes së lagështisë. Ekstraktet bimore plotësojnë formulën, duke ndihmuar në ruajtjen e një lëkure me pamje të shëndetshme. Tekstura e lehtë përhapet në mënyrë uniforme, duke lënë një përfundim natyral, të lëmuar dhe të freskët, me qëndrueshmëri gjatë ditës. Ideale për: ata që kërkojnë të kombinojnë mbulimin e papërsosmërive me hidratimin dhe mbrojtjen nga rrezet UV, pa hequr dorë nga një pamje natyrale e lëkurës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*50ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eacid hialuronik, ceramide, squalane \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Iron Oxides (CI 77492), Zinc Oxide, Isohexadecane, Isododecane, Titanium Dioxide, Butylene Glycol, Caprylic\/Capric Triglyceride, Cetyl PEG\/PPG-10\/1 Dimethicone, Phenyl Trimethicone, Dimethicone, Arbutin, Synthetic Beeswax, Sorbitan Sesquioleate, Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499), Sodium Chloride, Polyglyceryl-4 Diisostearate\/Polyhydroxystearate\/Sebacate, Dimethicone\/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Stearalkonium Hectorite, 1,2-Hexanediol, Magnesium Aluminum Silicate, Fragrance, Caprylyl Glycol, Synthetic Wax, Rosa Canina Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Squalane, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Ceramide NP, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Laminaria Japonica Extract, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Fagus Sylvatica Bud Extract, Collagen Extract\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePër shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.\u003c\/p\u003e","brand":"Koralsecrets - Perkujdesje e lekures, produkte kozmetike \u0026 bukurie Koreane","offers":[{"title":"No.21","offer_id":50913247428865,"sku":"BBK6034","price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true},{"title":"No.23","offer_id":50913247461633,"sku":"BBK6041","price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true},{"title":"No.25","offer_id":50913247494401,"sku":"BBK6058","price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true},{"title":"No.27","offer_id":50913247527169,"sku":"BBK6065","price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/Missha_BB_Cream_on_Pastel_Blue.png?v=1793188795","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/missha-m-perfect-cover-b-b-cream-pro","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}