{"product_id":"missha-glow-b-b-boomer","title":"MISSHA Glow B.B Boomer","description":"\u003cp data-end=\"368\" data-start=\"0\"\u003eGlow B.B Boomer është një primer \"iluminues\" që përgatit lëkurën për makeup, duke krijuar një bazë të lëmuar, hidratuese dhe me efekt glow natyral. Tekstura e tij e lehtë përthithet lehtësisht në lëkurë dhe ndihmon që fondatina ose BB Cream-i të aplikohet më njëtrajtshëm, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e makeup-it gjatë ditës. Formula është e pasur me niacinamide, i cili ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, si edhe adenosine, i njohur për efektin anti-age dhe për ndihmën që jep në përmirësimin e elasticitetit dhe pamjes së freskët të lëkurës. Grimcat e imëta të perlave në formulë i japin lëkurës një shkëlqim natyral dhe të menjëhershëm. Ideale për ata që preferojnë një makeup me pamje të freskët, të ndritshme dhe me efekt \"glow\".\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: vajra esencial, paraben, alkool, fragrancë artificiale.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*40gr\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e\u003cstrong\u003ePërdorimi\u003c\/strong\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe \u003cspan\u003epërpara\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003efondatinës, \u003cspan\u003emerrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.\u003c\/span\u003e Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit\u003c\/strong\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eniacinamide, adenosine\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, Butylene Glycol, Glycerin, Mica (Cl77019), PEG-10 Dimethicone, Titanium Dioxide (Cl 77891), Arbutin, Sodium Chloride, Disteardimonium Hectorite, Diamond powder, Moringa Pterygosperma Seed Oil, Amethyst Powder, Pearl Powder, Tourmaline, Chrysanthemum Morifolium Flower Extract, Jasminum Officinale Extract, Platinum Powder, Dicaprylyl Carbonate, Magnesium Sulfate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Triethoxycaprylylsilane, Ethylhexylglycerin, Acrylates\/Dimethicone Copolymer, Adenosine, Mannan, Squalane, Polymethylsilsesquioxane, Caprylic Triglyceride, Tocopherol, Talc, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Fragrance (Parfum)\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e\u003cstrong\u003eMarka\u003c\/strong\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePër shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-container tab-widget-7945907798273 easytabs-inited\" data-et-min-width=\"0\" data-et-auto-accordion=\"1\" data-et-cbw=\"1\" data-et-cbr=\"3\" data-et-sta=\"1\" data-et-amp=\"0\" data-et-adv=\"0\" data-et-flx=\"0\" data-et-wt=\"0\" data-et-ao=\"0\" id=\"7945907798273\" data-et-tabs-width=\"528\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-holder\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-contents\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-content-item easytabs-content-item-static\" data-et-marker=\"tabs-pony-effect-zoom-in-foundation-s0\" data-et-handle=\"tabs-reviews\"\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-undertabs-holder\"\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv class=\"Product__InfoWrapper\"\u003e\n\u003cdiv class=\"Product__Info\"\u003e\n\u003cdiv class=\"Container\"\u003e\n\u003cdiv class=\"ProductMeta\"\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49153601011969,"sku":"MIS476","price":1100.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/foto002-03.png?v=1780501588","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/missha-glow-b-b-boomer","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}