{"product_id":"missha-chogongjin-sosaeng-jin-cream","title":"MISSHA Chogongjin Sosaeng Jin Cream","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eMISSHA Chogongjin Sosaeng Jin Cream\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e është një krem intensiv ushqyes dhe hidratues, i krijuar për t’i rikthyer lëkurës një pamje më të butë, elastike dhe vitale. Çka e bën të veçantë është kombinimi i \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003ekompleksit tradicional korean Bio-Gongjin™, Phellinus Linteus (Sanghwang) dhe Ginsengut të Kuq Korean\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e, për një kujdes të fokusuar në elasticitetin dhe shenjat e moshës. Formula pasurohet me \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eNiacinamide dhe Adenosine\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së tonit të pabarabartë dhe linjave të holla, ndërsa \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eCeramide NP dhe Phytosphingosine\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e mbështesin barrierën mbrojtëse dhe ndihmojnë lëkurën të ruajë hidratimin.\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e Falë teksturës së tij të pasur, ky krem është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar ose mature, e cila ka nevojë për idratim dhe kujdes për elasticitetin. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e lëmuar, më e ushqyer dhe me një pamje më të shëndetshme e rinore.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003eFormula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*60ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cdiv id=\"shopify-block-ANzkrY0t1K3Fwa1BuV__easy_tabs_product_tabs_easytabs_block_product_widget_jFpXVP\" class=\"shopify-block shopify-app-block\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-block-container\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-container tab-widget-ANzkrY0t1K3Fwa1BuV__easy_tabs_product_tabs_easytabs_block_product_widget_jFpXVP easytabs-extension-container tab-widget-1789049483998 easytabs-inited\" id=\"1789049483998\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-holder\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-contents\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-content-item easytabs-active\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-content-holder rte\" role=\"tabpanel\" id=\"easytabs-content-1789049483998-1\"\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNë mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe\/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003eKërpudhë Sanghwang (Phellinus Linteus), gjalpë Shea, vaj Macadamia, kompleksi i fermentuar Gongjin\u003cspan\u003e™\u003c\/span\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/strong\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003ePhellinus Linteus Extract, Water, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Glycerin, PEG-10 Dimethicone, Cetyl Ethylhexanoate, Dimethicone, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), PEG-75, Pentylene Glycol, Niacinamide, Glyceryl Behenate\/Eicosadioate, Shea Butter, Chlorella Vulgaris Extract, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Theobroma Cacao Seed Extract, Carnauba Wax, Panax Ginseng Root Extract, Vincetoxicum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Angelica Gigas Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Velvet Extract, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Candida Bombicola\/Glucose\/Methyl Rapeseedate Ferment, Soluble Collagen, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Sodium Chloride, Disteardimonium Hectorite, Hydrogenated Castor Oil Isostearate, Caprylyl Glycol, Glucose, Fructooligosaccharides, Fructose, Glyceryl Acrylate\/Acrylic Acid Copolymer, Dimethicone\/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, 1,2-Hexanediol, Dextrin, Bees Wax, Adenosine, Sodium Phytate, Ceramide NP, Phytosphingosine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Pentastearate, Sodium Stearoyl Glutamate, Xanthan Gum, Cetearyl Alcohol, Phenoxyethanol, Fragrance, Benzyl Salicylate, lpha-Isomethyl Ionone, Citronellol, Geraniol, Linalool, Limonene, Hydroxycitronellal, Hexyl Cinnamal\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e\n\u003cstrong\u003e\u003c\/strong\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePër shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50320571793665,"sku":"CHO0004","price":5600.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/CF00A2FE-B8E6-45E9-9F1A-26BE3F3224E9.png?v=1789199740","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/missha-chogongjin-sosaeng-jin-cream","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}