MEDIHEAL Vita Lightbeam Essential Mask EX është maskë "Sheet Mask" e cila trajton problematikën e hiperpigmentimit. Kjo maskë është e formuluar me Sodium Ascorbyl Phosphate, derivat i vitaminës C, një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me Tocopheryl Acetate e njohur ndryshe si forma më e përqëndruar e vitaminës C, mbron shtresën e jashtme të lëkurës nga dëmtimi i radikaleve të lira apo agjentëve të jashtëm. Gjithashtu ky përbërës arrin të parandalojë plakjen e parakohshme të lëkurës të shkaktuar nga rrezatimi i dëmshëm diellor UV. Kjo maskë gjithashtu trajton edhe shenjat e mbetura post akne dhe ato me inflamacion falë formulimit me ekstrakt të lëvores së pemës së shelgut (willow bark), i cili ndihmon në qetësimin e tyre. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me hiperpigmentim dhe akneike.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*24ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopheryl Acetate (Vitaminë E), ekstrakt të lëvores së pemës së shelgut (willow bark)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Sodium Hyaluronate, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Carbomer, Panthenol, Trehalose, Betaine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Portulaca Oleracea Extract, Hydrolyzed Collagen, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Niacinamide, Calcium Pantothenate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Pyridoxine HCL, Maltodextrin, Sodium Starch Octenylsuccinate, Silica, Allantoin, Polysorbate 80, Dipotassium Glycyrrhizate, Arginine, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Vita Lightbeam Essential Mask EX

260 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI