MEDIHEAL R:NA Proatin Mask është krijuar posaçërisht për t'i ofruar lëkurës "jetë" dhe rigjallërim. Formulimi i kësaj maske me proteina dhe vitamina të ndryshme ndihmon në ushqyerjen e saj të thellë për një pamje plot shëndet. Kjo maskë ka në përbërjen e saj glutathione e cila ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbeh hiperpigmentimin. Nga ana tjetër formulimi me acidin alfa Lipoik dhe peptidet ndihmojnë në minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave për një lëkurë më elastike. Ndërsa përbërja me vitaminën AA2G është një derivat i sintetizuar nga vitamina C, e cila me vetëm një aplikim i ofron lëkurës një pamje shumë të shëndetshme. Kjo maskë ndihmon edhe në tkurrjen e poreve falë formulimit me 19 lloje të ndryshme aminoacidesh dhe niacinamide. Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i adresohet hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

glutathione, peptide, 19 lloje aminoacidesh, acidi Alpha Lipoik, vitamina AA2G, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Squalane, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Pentylene Glycol, Hydroxyacetophenone, C12-16 Alcohols, Dimethicone, Arginine, Carbomer, Propanediol, Butylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Palmitic Acid, Betaine, Hydroxyethyl Urea, Disodium EDTA, Adenosine, Xylitylglucoside, Ethylhexylglycerin, Anhydroxylitol, Fragrance, Xylitol, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Tocopheryl Acetate, Hydrolyzed Collagen, Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Seed Extract, Milk Protein Extract, Avena Strigosa Seed Extract, Sodium Hyaluronate, Glucose, Rosa Rugosa Leaf Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Wine Extract, Hydrolyzed RNA, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Spinacia Oleracea (Spinach) Leaf Extract, Ascorbyl Glucoside, Salmon Egg Extract, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Glutathione, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL R:NA Proatin Mask

325 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI