Keni këmbë të ashpra, të plasaritura dhe me kallo? Ju prezantojmë me MEDIHEAL Paraffin Foot Mask EX., trajtimi i fundit SPA në kushte shtëpie, ku në vetëm 15 minuta do t'ju ofroni këmbëve tuaja kujdesin intensiv, falë formulimit me një përzierje të pasur elementësh hidratues, rigjenerues dhe eksfoliues. Parafina dhe gjalpi shea do t'ju ofrojnë hidratim të thellë, ndërsa ureja së bashku me acidin salicilik do të bëjnë të mundur eksfolimin e lëkurës, duke përmirësuar pamjen e thembrave të çara dhe të plasaritura për të pasur këmbë më të buta se kurrë më parë! Nga ana tjetër ekstrakti i mentes së egër dhe ginseng-t do t'ju dhurojnë relaksim dhe trajtim të lodhjes së këmbëve. 

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: ngjyrues artificiale, paraben, sulfate alkool, vajra minerale ose vajra esencialë.

*9ml

Pasi të keni larë këmbët tuaja, vendosni qeset përkatëse dhe më pas lidhini. Mbajini ato për rreth 20-25 minuta. Hiqni qeset, dhe masazhoni këmbët me esencën e mbetur. 

*Për hidratim afatgjatë, është më efektive të përdorni maskat e këmbëve 2-3 herë në javë për 4 javë. 

Përbërësit "magjik"

acid salicilik, parafinë, gjalpë shea, ekstrakt ginseng, ekstrakt mente e egër, vitaminë E

Lista e plotë e përbërësve

Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 60, Glyceryl Stearate, Cetearyl Alcohol, Paraffin, Panthenol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Mangifera Indica (Mango) Seed Butter, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Zingiber Officinale (Ginger) Rooth Extract, Urea, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Mentha Arvensis Extract, Acacia Senegal Gum Extract, Ethyl Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Beta-Glucan, Allantoin, Butylene Glycol, Salicylic Acid, Palmitic Acid, Dimethicone, PEG-100 Stearate, Stearic Acid, Sorbitan Sesquioleate, Sodium Polyacrylate, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexyl Stearate, Menthol, Ethylhexylglycerin, Trideceth-6, Tocopheryl Acetate, Disodium EDTA, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Paraffin Foot Mask EX.

300 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI