MEDIHEAL P:EP Proatin Mask është maska ideale për t'i dhuruar lëkurës një pamje "lifing"! Kjo maskë ndihmon në forcimin e barrierë së lëkurës, hidratimin e saj dhe ofron ushqim në të gjitha shtresat e lëkurës. Formulimi i kësaj maske me Acetyl Hexapeptide-8 dhe Copper Tripeptide mban në kontroll shenjat e moshës, duke ofruar minimizim të vijave të holla dhe rrudhave dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës. Nga ana tjetër kjo maskë ka në përbërjen e saj Retinyl Palmitate (derivat i vitaminës A), përbërës ky i cili parandalon edhe krijimin e rrudhave të reja, duke mundësuar tkurrjen e muskujve për të premtuar një lëkurë më rinore. Kjo maskë ofron edhe hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës falë formulimit me acid hialuronik, keramide dhe panthenol. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar shenjave të moshës. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate. 

*1 copë
*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Copper Tripeptide, Acetyl Hexapeptide-8, Retinyl Palmitate, acid hialuronik, keramide, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Methylpropanediol, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Hydrogenated Rapeseed Oil, Althaea Rosea Flower Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Xylitol, Betaine, Squalane, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Panthenol, Hydroxyacetophenone, Jojoba Esters, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Stearate, Caprylic/Capric Glycerides, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Allantoin, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Hydroxyethyl Urea, Behenic Acid, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Tocopheryl Acetate, Adenosine, Stearic Acid, Tromethamine, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Myristic Acid, Retinyl Palmitate, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Sodium Hyaluronate, Sodium PCA, Ceramide NP(Ceramide 3), Phytosphingosine, Tocopherol, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Cetearyl Alcohol, Caffeine, Xanthan Gum, Stearyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Fragrance(Parfum)

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL P:EP Proatin Mask

325 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI