Duart e ashpra dhe të vrazhda janë gjithmonë shumë të bezdisshme, dhe aspak të rehatshme. Madje ato janë më të predispozuara ndaj ndotjes së ajrit dhe rrezatimit diellor, duke bërë që lëkura të ketë predispozitë më të lartë për t'u tharë dhe rrudhosur. MEDIHEAL Line Friends Theraffin Hand Mask do t'ju ofrojë një trajtim intensiv 15 minutësh, kujdesit të duarve në kushte shtëpie duke i shndërruar duart tuaja të thata, në duar plot hidratim dhe shkëlqim. Maskat janë të formuluara me parafinë, gjalpë shea dhe keramide për të ofruar hidratim të plotë dhe të thellë. Nga ana tjetër formulimi i tyre me ekstrakte të limonit dhe niacinamide do t'ju ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit, duke zbehur hiperpigmentimin e shkaktuar nga rrezet e dëmshme të diellit UV. Ushqyes jo vetëm për duart, por edhe për kutikulat e ndjeshme dhe thonjtë tuaj! Teksa trajtoni duart lehtësisht mund të përdorni dhe smartphone tuaj, duke u relaksuar nga aroma fantastike e këtyra maskave! 

Formula e tyre ka kaluar testin e sigurisë së produktit të FDA të SHBA-së dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, benzofenon, sulfate, ngjyrues artificial, triclosan etj.

*7ml
*1 copë

Pasi të keni larë duart, ndani dorezat në mes përgjatë vijave të ndara dhe më pas i vendosni në duar të pastra dhe të thata. Mbajini për 10-20 minuta, dhe thjesht hiqini nga duart tuaja, duke i masazhuar këto të fundit me njëra tjetrën, për të përthithur esencën e mbetur.

Përbërësit "magjik"

parafinë, gjalpë shea, ekstrakt i limonit, niacinamide, keramide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Urea, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Niacinamide, Glyceryl Stearate, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Propylene Glycol, PEG-100 Stearate, Phenoxyethanol, Dimethicone, Triethanolamine, Carbomer, Caprylyl Glycol, Argania Spinosa Kernel Oil, Fragrance (Perfume), 1,2- Hexanediol, Propanediol, Allantoin, Adenosine, Disodium EDTA, Citrus Lemon (Lemon) Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Caprylic/Capric Triglyceride, TEA-Cocoyl Glutamate, Hydrolyzed Collagen, Paraffin, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP (Ceramide 3), Cholesterol, Keratin Amino Acids.

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Line Friends Theraffin Hand Mask (1.pc)

250 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI