{"product_id":"medicube-hyaluronic-moisturizing-capsule-cream","title":"MEDICUBE Hyaluronic Moisturizing Capsule Cream","description":"\u003cp\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eMEDICUBE Hyaluronic Acid Capsule Cream\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e është një krem hidratues inovativ që kombinon një bazë të lehtë xheli me kapsula blu të pasura me Acid Hialuronik, për t’i dhënë lëkurës hidratim dhe një pamje më të plotë e të freskët. Veçantia e tij qëndron pikërisht te tekstura e dyfishtë, ku mund të kombinoni sasinë e xhelit dhe kapsulave sipas nevojave të lëkurës: më shumë xhel për një ndjesi më të lehtë dhe freskuese, ose më shumë kapsula kur lëkura ka nevojë për hidratim dhe ushqyerje shtesë. \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003eFormula përmban Acid Hialuronik me peshë molekulare shumë të ulët, i cili ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë, ndërsa Ceramide NP mbështet barrierën mbrojtëse të lëkurës. Panthenol, Betaine dhe Allantoin plotësojnë kujdesin hidratues dhe qetësues, ndërsa Niacinamide dhe Adenosine ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së përgjithshme të lëkurës. Kombinimi i këtyre përbërësve e bën kremin një zgjedhje të mirë për lëkurën që ndihet e dehidratuar, e tendosur ose ka humbur pamjen e saj të freskët dhe “plump”.\u003cspan class=\"Apple-converted-space\"\u003e \u003c\/span\u003eTekstura përthithet pa lënë ndjesi të rëndë dhe mund të përshtatet sipas tipologjisë dhe nevojave të lëkurës. \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*55gr\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePas pastrimit në mëngjes dhe në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me anë të spatulës merrni një kapsulë në ngjyrë rozë dhe trajtën xhelore, dhe duke i përzier të dyja përbërjet, aplikojeni në të gjithë fytyren dhe qafën, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura. \u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit “magjik”\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eSodium Hyaluronate, Panthenol, Ceramide NP, Squalane, Betaine, Allantoin, Niacinamide\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\"\u003e\u003cspan\u003eWater\/Aqua, Niacinamide, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Glycerin, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Caprylic\/Capric Triglyceride, Glycereth-26, Arginine, Carbomer, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Alcohol, Panthenol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate\/VP Copolymer, Simethicone, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Polyacrylate-13, Melia Azadirachta Flower Extract, Disodium EDTA, Coccinia Indica Fruit Extract, Polyisobutene, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Glyceryl Stearate, Allantoin, Betaine, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Polysorbate 20, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Sorbitan Isostearate, Sodium Hyaluronate, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Squalane, Octyldodecanol, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Caprylyl Glycol\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eMEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50235085062401,"sku":"HMC478","price":1750.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/Medicube_cream_on_icy_blue_gradient.png?v=1787761284","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/medicube-hyaluronic-moisturizing-capsule-cream","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}