MARY & MAY Lemon Niacinamide Glow Wash Off Mask Pack

Maskë me shpëlarje me përbërje argjile, e cila vepron menjëherë që në momentin e parë të aplikimit. Kjo maskë përmban 4000 ppm ekstrakt të lëkurës së limonit, 1000ppm vitaminë C, 1% niacinamide, dhe ekstrakt të frutit të pjeshkës. Këta përbërës së bashku ofrojnë zbehje njollave kafe dhe hiperpigmentimit të krijuar në lëkurë. Një tjetër funksion që ka kjo maskë është pastrimi dhe shpërbërja e pikave të zeza dhe qelizave të vdekura, si edhe tkurrja e madhësisë së poreve, falë përmbajtjes së saj me argjilë. 

*125gr

MARY & MAY Niacinamide + Chaenomeles Sinensis Serum

I formuluar me 2% niacinamide ky serum do t’i dhurojë lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen në kontroll të sebumit, zbehjen të shenjave post akne dhe minimizimin e dukjes së poreve. Nga ana tjetër formulimi me 93% ekstrakt të frutit Chaenomeles Sinensis, në përmbajtje përqindje të lartë të vitaminës C, flavonoide dhe antioksidantë të ndryshëm, ndihmojnë lëkurën të ruajë pamje më të freskët & rinore.

*30ml

MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream

Ky krem përmban 1000ppm acid tranexamic, ku do t'i adresohet rrathëve të zinj dhe rrudhave në zonën rreth syve dhe jo vetëm, por në të gjitha vijat e mimikës së fytyrës. Gjithashtu përmban edhe glutathione, i cili është një përbërës me veti të fuqishme antioksiduese, dhe luan një rol shume të rëndësishëm në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe të re. Ai tashmë nuk njihet vetëm për efektin e tij zbardhues në lëkurë, por edhe pse redukton ndjeshëm rrudhat e krijuara. Përbërja e këtij kremi nuk përfundon këtu, pasi përmban edhe vitaminë C, e cila gjendet me shumë vështirësi në produktet e kujdesit të zonës rreth syve. Kjo e fundit nxit prodhimin e kolagjenit dhe zbeh rrathët e zinj. Në vetëm 2 javë përdorim do të vëreni përmirësim të dukshëm të problematikave të sipërpërmendura.

*30gr

MARY & MAY Lemon Niacinamide Glow Wash Off Mask Pack

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

MARY & MAY Niacinamide + Chaenomeles Sinensis Serum

Përdoreni pas tonerit. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Evitoni zonën rreth syve. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF30+.

MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.

MARY & MAY Lemon Niacinamide Glow Wash Off Mask Pack

Përbërësit "magjik"

ekstrakt të lëkurës së limonit, niacinamide, vitaminë C

Lista e plotë e përbërësve

Water, Kaolin, Bentonite, Illite, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Niacinamide, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Dipropylene Glycol, Betaine, Propanediol, Citrus Limon (Lemon) Peel Powder, Polyacrylate-13, Xanthan Gum, Montmorillonite, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ethylhexylglycerin, Magnesium Aluminum Silicate, Hydrogenated Polyisobutene, Fragrance, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium Edta, Ethylhexyl Palmitate, Sorbitan Isostearate, Butylene Glycol, Quartz, Gluconolactone, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Citric Acid, Tocopherol

MARY & MAY Niacinamide + Chaenomeles Sinensis Serum

Përbërësit "magjik"

niacinamide, ekstrakt i frutit Chaenomeles Sinensis

Lista e plotë e përbërësve

Chaenomeles Sinensis Fruit Extract, Glycereth-26, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol

MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream

Përbërësit "magjik"

acid Tranexamic, glutathione, vitaminë C

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Ethylhexyl Palmitate, Glycereth-26, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Beeswax, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-2 Stearate, Dipropylene Glycol, Isododecane, Glyceryl Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Stearyl Alcohol, Glycol Stearate SE, Sodium Polyacrylate, Hydroxyacetophenone, Stearic Acid, Dimethiconol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Hydrogenated Polydecene, Hydrogenated Lecithin, Tranexamic Acid (1,000ppm), Betaine, Glutathione (1,000ppm), Panthenol, Fragrance, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Butylene Glycol, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Caprylyl Glycol, Trideceth-6, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Ascorbic Acid

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

MARY & MAY Lemon Niacinamide Glow Wash Off Mask Pack, Niacinamide + Chaenomeles Sinensis Serum, Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream

4,500 ALL 7,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI