LAGOM Peptide Microneedle Patch do të bëhen maskat e preferuara për zonën rreth syve! Këto nuk janë maska të zakonshme, pasi ato përmbajnë "Needle" gjilpëra (të vogla & të sigurta), për t'u vendosur poshtë zonës së syve. Në krahasim me produktet te tjera të zakonshme, të cilat janë të kufizuara në aftësinë e përthithjes nga lëkura të përbërësve të tyre aktivë, ky produkt ka gjilpëra të tretshme në të gjithë sipërfaqen që do të vendosen duke shpërndarë më shpejt përbërësit aktiv që përmbajnë. Përberësi i tyre special: Acetyl Hexapeptide-8 (peptide). Peptidi më i njohur me peshë molekulare të ulët, dhe shumë i qëndrueshëm që forcon zonat e lëkurës, dhe përbërësi më i fuqishëm kundër rrudhave të formuara. Efektin e këtyre patches në lëmimin e
vijave të thella dhe rrudhave, do ta ndjeni që me aplikimin e parë. Mbahen 2 orë në lëkurë, dhe sugjerohen më shumë gjatë darkës. Stafi ynë ju sugjeron t’i mbani sa më gjatë, që të arrihet të shkrihet plotësisht materiali që duhet të depërtojnë nën lëkurë.

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni dy maska patches dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 2 orë ose gjatë gjithë natës për efektivitet më të lartë. Teksa i vendosni në zonën poshtë syve, shtypini butësisht në mënyrë që të ndjeni efektin e gjilpërave. 

Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit, qafës apo vijat anash buzëve

Përbërësit "magjik"

Peptide: Acetyl Hexapeptide-8

Lista e plotë e përbërësve

Sodium Hyaluronate, Cellulose Gum, Glycerin, Trehalose, Propanediol, Caprylyl Glycol, Madecassoside, Ethylhexylglycerin, Acetyl Hexapeptide-8, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin

Plotësimi i lëkurës me lëndë ushqyese është shumë i rëndësishëm, ndërsa "ushqimi" i tepërt mund të bëjë edhe dëm! Ky është edhe vet slogani i markës "Not too little, not too much"! Marka koreane LAGOM zgjedh vetëm përbërësit më të nevojshëm në kujdesin e lëkurës, të cilët kontribuojnë vërtet në të pasurit një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme. Filozofia e kësaj marke është të krijojë produkteve me përbërës sa më bazik duke synuar që lëkura të marrë "frymë" përmes hapave minimalë. Misioni i tyre është "Balancë e shëndetshme, për lëkurë të shëndetshme"! Midis krijimit të produkteve tepër ushqyese që fokusohen në efekte të përkohshme, produktet e markës Lagom heqin komponentët e panevojshëm dhe toksinat e tepërta, dhe plotësojnë pjesë të pamjaftueshme. Ndërsa vizioni i markës është " Ju dhe unë, së bashku, NE kalojmë nga shpejtësia në ngadalësi, nga kompleksiteti në thjeshtësi për të shijuar një mënyrë jetese të shëndetshme të ekuilibruar. Lagom synon të krijojë produkte që rikthejnë funksionin natyral të lëkurës, duke e lënë lëkurën të pastër dhe të shëndetshme. Ky është edhe vizioni i vetë markës. Të gjitha produktet e markës LAGOM janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

LAGOM Peptide Micro Needle Patch

1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI