KEEP COOL është marka koreane më “cool” e zgjedhur nga Koral Secrets, por jo vetëm prej emrit. Në përbërjen e tij cilësore ka një kompleks unik ekstraktesh nga bimë tradicionale aziatike që ulin temperaturën dhe japin efekt freskues për lëkurën. KEEP COOL Soothe Fixence Mist, ky spray hidratues përmban ekstrakt nga bima e Centella Asiatica-s, allantoin dhe ekstakt nga bima e Aloe Vera, që qetësojnë irritimin dhe inflamacionin në lëkurë. Vaji i farave të lules Nigella Sativa krijon nje mburojë duke forcuar barrierën e lëkurës nga agresorët e jashtëm. Formula e tij e veçantë me përbërje si ujore dhe vajore, e bën këtë spray jo vetëm hidratues, por dhe efikas në qëndrueshmërinë e makeup-it.

*60ml

Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës Centella Asiatica, ekstrakt i bimës Aloe Vera, vaj i lules Nigella Sativa (lule Fennel)

Lista e plotë e përbërësve

Dipropylene Glycol, 12-Hexanediol, CentelaAsiatia brtac Fius Caica Hgl Frt Extrad, Aloe BarbadenssLeaf Extrat Lonicera Japonica(Honeysuckle) Flower ExtratForspa Suspensa Frut Ertrac, Sutellana Baicalensis Root Etrac Mela Azdirachta Leaf Ertract Meha AzadirachtaFoerer Exret Uimus Davdiana Root Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extrac, Cocinia Indica Fruit Extrad, Solanum Melongena Eogplant) Frut Extrat (urcuma Longa (Turmeri)Poot Etrad Ocimum Sancum Leaf Extract, Corallina Ofionalisbtrad, Laandola Angustifola (Lavender) O1, Persea GratissimaAvoadol 0l Hydioqenated Lecthin Saccharomyces Ferment Fittate, Sod um Chleride, Isohexadecane CydopentasiloxaneCapyiy Capri Gucosde, Gycerin, Butylene Gycol. Alantoin,Sea Water Disodium EDTA, Polyquaternium 51, Amber Powder Ceramide NP, Monnga Oeera Seed Oil PhenoxyethanolElhylbexylglyenin, Pentylene Glycol Caprylyi Gycol, Linalool

Marka koreane "KEEP COOL" ka emrin më "cool" të mundshëm në familjen Koral Secrets. Edhe pse ky emërtim është i lezetshëm dhe lozonjar, kuptimi i vërtetë qëndron te freskia, që këto produkte i dhurojnë lëkurës. KEEP COOL kujdeset që ta mbrojë lëkurën nga efektet negative që shkakton nxehtësia si: plakja e parakohshme, inflamacioni, skuqja dhe shumë të tjera. Produktet e kësaj marke janë të zhvilluara nga specialistë të përkujdesjes ndaj lëkurës, dhe të formuluara me teknologji inovative dhe përbërës natyral, për t'i dhënë zgjidhje ideale problematikave të ndryshme të lëkurës. Asgjë nuk do t’ju freskojë lëkurën më shumë sesa 3 produktet mist hidratues të përzgjedhur nga ne: Soothe Fixence Mist, Shine Fixence Mist dhe Ocean Fixence Mist.

 

KEEP COOL Soothe Fixence Mist

1,000 ALL 1,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI