{"product_id":"juniso-urea-9-9-intensive-multi-balm","title":"JUNISO Urea 9.9 Intensive Multi Balm","description":"\u003cp\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eJUMISO Urea 9.9 Intensive Multi Balm\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e është një krem në trajtë balmi shumëfunksional i krijuar për zonat e lëkurës që janë veçanërisht të thata, të ashpra, të plasaritura ose që kanë nevojë për hidratim intensiv. Formula me \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003e9.9% Urea\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e ndihmon në zbutjen e shtresave të trasha dhe të ashpra të lëkurës, ndërsa Glycerin, Squalane dhe vajrat ushqyes ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe rikthimin e butësisë. \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eCeramide NP\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e dhe \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003ePanthenol\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e mbështesin barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit, ndërsa \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eAllantoin\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e ndihmon në qetësimin e menjëhershëm e lëkurës. Formula plotësohet me vajra bimorë si Jojoba, Argan, Camellia dhe Meadowfoam, të cilët ndihmojnë në ushqimin e zonave të thata. Tekstura e pasur e balsamit përthithet shpejt pa lënë ndjesi tepër të yndyrshme dhe mund të përdoret në \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eduar, buzë, kutikula, bërryla, gjunjë, thembra dhe zona të tjera të thata\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e, madje edhe në zona të thata të fytyrës. Për një trajtim më intensiv, mund të aplikohet një shtresë më e trashë para gjumit. \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e *50ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eAplikojeni në zonat që kanë nevojë për kujdes dhe masazhojeni deri në përthithje. Riaplikojeni gjatë ditës sipas nevojës. Mos e vendosni mbi plagë të hapura.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e9.\u003cspan\u003e9% Urea, Glycerin, Squalane, Ceramide NP, Panthenol, Allantoin, Centella \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eGlycerin, Water\/Aqua, Butylene Glycol, Urea, Vinyl Dimethicone, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, C9-12 Alkane, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Cetearyl Alcohol, Squalane, Isododecane, Cetearyl Olivate, Caprylic\/Capric Triglyceride, Sorbitan Olivate, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Sodium Stearoyl Glutamate, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Fragrance, Ceramide NP, Ceramide NP Stearate, Coptis Japonica Extract, Tocopherol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Glycine Soja (Soybean) Oil, Polyglyceryl-10 Oleate\/Stearate, Hydrogenated Lecithin, Cocos Nucifera (Coconut) Oil\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eJUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane \"ju\", që do të thotë \"të japësh\" dhe \"miso\", që do të thotë \"buzëqeshje\" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003c\/p\u003e","brand":"Koralsecrets - Perkujdesje e lekures, produkte kozmetike \u0026 bukurie Koreane","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50234979352833,"sku":"UIM533","price":1400.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/JumisoUreaBalmonBlue-to-IceGradient_1.png?v=1787761096","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/juniso-urea-9-9-intensive-multi-balm","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}