Me siguri tashmë jeni njohur dhe jeni përdorues i ekstraktit të bimës centella asiatica dhe aloe veras. Por a keni provuar ndonjë produkt që të përmbajë këta 2 përbërës? JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Facial Serum është serumi ideali për të gjithë ata që kanë lëkurë sensitive, të dehidratuar dhe të irrituar! Kjo sepse është i formuluar me 41% ekstrakt të bimës centella asiatica, që ofron qetësim ndaj çdo irritimi të mundshëm të lëkurës, sidomos ndaj skuqjes gjatë rrezatimit diellor. Ndihmon gjithashtu në zbehjen e shenjave post akne, në pastrimin e papastëritve nga poret e lëkurës, si dhe mban në kontroll shpërthimet e herëpashershme akneike, dhe e gjitha kjo, sepse ka veti anti-inflamatore! Ky serum përforcohet me 31% ekstrakt të bimës aloe vera dhe acidit hialuronik. Kjo përbërje ofron hidratim të thellë si edhe mundëson shërim dhe forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurë. Përbërësit e këtij serumi nuk përfundojnë këtu, sepse ai gjithashtu përmban niacinamide si dhe ekstrakt të shelgut salix alba bark (white willow), për të ndihmuar në minimizimin e poreve, zbehjen e hiperpigmentimit dhe trajtimin e akneve. Pas aplikimit do të vëreni shkëlqim, elasticitet dhe butësi të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive. Formula e këtij serumi është jokomedogjenik, pra nuk krijon bllokim të poreve dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është vegane (miratuar nga Shoqata Italiane Vegjetariane), hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, 7 lloje paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Centella Asiastica, ekstrakt Aloe Vera

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Water, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Niacinamide, Glycerin, Madecassoside, Asiaticoside, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Ceramide NP, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Benzyl Glycol, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Portulaca Oleracea Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Diethoxyethyl Succinate, SpiruLina Maxima Extract, Dipropylene Glycol, Raspberry Ketone, Caprylyl Glycol, Allantoin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Hydrogenated Polydecene, Octyldodecanol, Hydrogenated Lecithin, Trideceth-10, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Hydroxyacetophenone, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Facial Serum

2,500 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI