Për një lëkurë të shëndetshme, dhe pamje plot shkëlqim mjafon të keni pjesë të rutinës tuaj JUMISO All Day Vitamin Toner & Serum. Nga vetë emri që këto 2 produkte kanë, kuptohet lehtësisht që përbërja e tyre është një multikompleks vitaminash! 

JUMISO All Day Vitamin Glow Boost Facial Toner 

Përmban acid Askorbik (vitaminë C e pastër), niacinamide dhe acid Tranexamik. Të tre këta përbërës në bashkëveprim me njëri tjetrin, do të zbehin hiperpigmetimin dhe njollat kafe në lëkurë. Përbërësi gjetje i këtij toneri është acidi Tranexamik, sepse vepron si një "agjent zbardhues" për lëkurën, falë ndërhyrjes që ai bën në prodhimin e melaninës. Ky toner gjithashtu do të balancojë nivelin optimal të pH të lëkurës, duke e përgatitur këtë të fundit për produktet pasardhëse të rutinës tuaj. Do të largojë papastërtitë e mbetura nga pastrimi i fytyrës, duke minimizuar në këtë mënyrë edhe dukjen e poreve.  Nga ana tjetër formulimi me panthenol (Vitaminë B5), bën të mundur hidratim të thellë si dhe ofron qetësim ndaj çdo irrimi të mundshëm, duke e bërë këtë toner ideal për t'u përdorur në përditshmëri. 

*125ml

JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum

I formuluar me të gjithë llojet e antioksidantëve, ky serum do të ushqejë dhe hidratojë thellësisht lëkurën tuaj. Përmban një kompleks vitaminash, si: A, B, D, E, K si dhe vitaminë C, për të ofruar njëtrajtësim të tonit të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me 86.14% ekstrakt Vitamin Tree një përbërës anti-inflamator dhe antioksidues së bashku me 20.000 ppm Niacinamide do t'ju ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit dhe lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave. Lëkurën do e ndjeni gjithmonë të hidratuar falë përmbajtjes me acid hialuronik. Ndërsa ekstrakti i bimës centella asiatica dhe ekstrakti i lules së kamomilit (Matricaria), do t'ju ndihmojë në trajtimin dhe kurimin e akneve për të pasur një lëkurë më të shëndetshme se kurrë më parë.

*30ml

JUMISO All Day Vitamin Glow Boost Facial Toner 

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

JUMISO All Day Vitamin Glow Boost Facial Toner 

Përbërësit "magjik"

Vitaminë C, niacinamide, panthenol (Vitaminë B5), acid Tranexamik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Hippophae Rhamnoides Water, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Glycerin, Methyl Gluceth-20, Betaine, Panthenol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Allantoin, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Disodium EDTA, Citric Acid, Tranexamic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyethylcellulose, Undaria Pinnatifida Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Ascorbic Acid, Propanediol, Caprylyl Glycol, Camellia Japonica Flower Extract

JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, ekstrakt të bimës centella asiatica, ekstrakt i lules së kamomilit (Matricaria), ekstrakt Vitamin Tree.

Lista e plotë e përbërësve

Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Methylpropanediol, Glycerin, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Sodium Hyaluronate, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Centella Asiatica Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalesis Root Extract, Camellia Sinesis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, panthenol, Betaine, Ascorbic Acid, Hydroxyacetophenone, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol, Butylene Glycol, Chlorphenesin, Carbomer, Arginine, Disodium EDTA, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Cymbopogon Martini Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Peel Oil, Rosa Damascena Flower Oil

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO All Day Vitamin Toner & Serum

2,850 ALL 5,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI