IUNIK Propolis Vitamin Synergy Serum, bashkon dy përbërës shumë të fuqishëm si ekstrakti i propolisit prej 70% dhe 12% ekstrakt të frutit Sea Buckthorn që përmban vitaminë C, E dhe K. Ky serum është zgjidhja më e mirë për trajtimin e lëkurës së irrituar, duke e ushqyer atë me vitamina, minerale dhe aminoacide. I dhuron lëkurës gjallëri, shkëlqim dhe parandalon shfaqjen e shenjave të moshës. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet shumë shpejt nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive.

Formula e tij nuk përmban aromë apo ngjyrues artificial, paraben, sulfat, alkool, silikon dhe alergjenë EU.

*50ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt propolisi, vitaminë C, ekstrakt nga bima Centella Asiatica, niancinamide

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract, Aqua, Butylene glycol, Glycerin, Niacinamide, Propylene Glycol, Rosa Damascena (Rose) Flower Water, 1, 2-Hexanediol, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Betaine, Carprylyl Glycol, Glycosyl Trehalose, Honey Extract, Beta-Glucan, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Allantoin, Carbomer, Arginine, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Portulaca Oleracea extract, Sodium Hyaluronate, Ethylhexyglycerin, Pentylene Glycol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Isopropyl Myristate, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Portulaca Oleracea (Green Purslane) Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Punica Granatum (Pomegranate) Extract, Dipropylene glycol, GlycyrrhizaGlabra Root Exctract, Aspalathus Linearis Exctract, Disodium Phosphate, Polysorbate 60, Commiphora Myrrha Resin Exctract, Yucca Schidigera Root Exctract, Sodium Phosphate, Perilla Frutescens Leafexctract, Limonene, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Morus Alba (White Mulberry) Fruit Extract, Ginkgo Biloba (Maidenhair Tree) Nut Extract, Caprylyl Glycol

 

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

IUNIK Propolis Vitamin Synergy Serum

2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI