IUNIK Lime Moisture Mild Peeling Gel është një xhel eksfoliues fizik, aspak agresiv për barrierën e lëkurës, falë kombinimit të 7 ekstrakteve bimore si: Çaji Jeshil, Rozmarinë, Centella Asiatica, Kamomil, rrënjë Japanese Knotweed, Licorice dhe Luledielli, të cilët janë efektivë në reduktimin e inflamacionit, dhe rigjenerojnë lëkurën që ka tendencë hiperpigmentimi. Ndërsa, për të reduktuar shfaqjen e rrudhave në fytyrë, për të zbardhur në tërësi tonin e saj, dhe për të bërë këtë eksfolim edhe më efektiv, në këtë produkt janë përdorur acidet Alpha Hydroxy (AHA), me prejardhje nga fruti i mollës, limonit, portokallit, lime-it dhe rrushit. Ky eksfoliues fizik nuk krijon irritim dhe e mbron barrierën e lekurës.

 *120ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 1-2 herë në javë.

Përbërësit "magjik"

AHA nga 5 fruta të ndryshme (lime, limon, portokall, rrush, mollë)

Lista e plotë e përbërësve

Aqua, Glycerin, Steartrimonium Methosulfate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, Isopropyl Alchool, Isopropy myristate, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Allantoin, Polyglyceryl-4 Caprate, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate,  Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract,  Lavandulaangustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Pentylene Glycol, Polygonum Cuspidatum (Japanese Knotweed) Root Extract, Scutellaria Baicalensis (Baikal Skullcap) Root Extract, Isopropyl Myristate, Hydrolyzed Collagen,   Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Aspalathus Linearis (Rooibos) Extract, Commiphora Myrrha Resin Exctract, Yucca Schidigera Root Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

IUNIK Lime Moisture Mild Peeling Gel

1,400 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI