Një serum i fuqishëm për fytyrën që rikthen lagështinë e munguar, duke e lënë lëkurën me një pamje më të shëndetshme dhe shumë të hidratuar! IUNIK Beta-Glucan Power Moisture Serum përmban 100% beta glucan të pastër, një polymer polysaccharide që nxirret nga kërpudhat. Ai arrin të rikthejë lagështinë e lëkurës, 20% më shumë se acidi hialuronik. Ky serum do t’ju përmirësojë elasticitetin e lëkurës dhe do të përmirësojë funksionin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Është shumë i përshatshëm për të gjithë tipet e lëkurës sepse nuk e rëndon aspak atë, por e këshillojmë më së shumti për lëkurën e thatë dhe atë sensitive.

*50ml

Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

beta glucan

Lista e plotë e përbërësve

Aqua, Butylene glycol, 1,2-Hexanediol, Beta-Glucan, Sodium PCA, Ethylhexylglycerin.

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

 

 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

IUNIK Beta-Glucan Power Moisture Serum

2,400 ALL 2,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI