INNISFREE Squeeze Energy Mask janë versioni më i ri dhe i përmirësuar i maskave INNISFREE My Real Squeeze Mask EX. Këto maska pëlhure janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, aknet, poret, sensitivitetin etj. Pëlhura e këtyre maskave qëndron shumë mirë mbi lëkurë, duke bërë të mundur përthithjen e gjithë esencës në mënyrë sa më efektive nga lëkura. 

Formulimi me Green Tea ka veti antiinflamatore, ndihmon në rregullimin e sebumit të tepërt dhe ka veti të fuqishme antioksiduese.

Formulimi me Heartleaf ka veti qetësuese dhe kuruese mbi lëkurën e irrituar, duke bërë të mundur minimizimin e skuqjes.

Formulimi me Kombucha ka veti të fuqishme antioksiduese, redukton inflamacionin në lëkurë dhe ka veti shumë të mira eksfoliuese. Ndihmon në trajtimin e akneve dhe balancojnë mikrobiomën e lëkurës.

Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.

*22ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Green Tea: ekstrakt nga çaji jeshil, ekstrakt i bimës centella asiatica, ekstrakt i lules së kamomilit.

Heartleaf: ekstrakt i bimës Heartleaf, acid hialuronik, ekstrakt i bimës centella asiatica

Kombucha: çaj kombucha, ekstrakt i bimës centella asiatica, ekstrakt i lules së kamomilit.

Lista e plotë e përbërësve

Green TeaWater, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glyceryl Polymethacrylate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Arginine, Carbomer, Glyceryl Caprylate, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Camellia Sinensis Leaf Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Disodium Edta, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosa Damascena Flower Water, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Cucumis Melo (Melon) Seed Extract, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Iris Florentina Root Extract, Sodium Hyaluronate, Vetiveria Zizanoides Root Oil

HeartleafWater, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glyceryl Polymethacrylate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Arginine, Carbomer, Glyceryl Caprylate, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Disodium Edta, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosa Damascena Flower Water, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Houttuynia Cordata Extract, Cucumis Melo (Melon) Seed Extract, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Iris Florentina Root Extract, Sodium Hyaluronate, Vetiveria Zizanoides Root Oil

KombuchaWater, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Glyceryl Caprylate, Carbomer, Arginine, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Disodium Edta, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Viola Odorata Leaf Extract, Vanilla Planifolia Fruit Extract, Lactobacillus Ferment, Crataegus Monogyna Fruit Extract, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Prunus Amygdalus Amara (Bitter Almond) Seed Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Sodium Hyaluronate, Amyris Balsamifera Bark Oil

Innisfree është markë koreane pjesë e kompanisë më të madhe të Industrisë së Bukurisë në Korenë e Jugut, Amore Pacific. Emri i markës Innisfree është marrë nga poema lirike "The lake isle of Innisfree" e poetit William Butler Yeats. Kjo poemë shpreh nevojën e personazhit për tu larguar nga qendrat e zhvilluara urbane, për të gjetur paqen dhe lumturinë e munguar e për të shijuar frytet e natyrës së begatë të një ishulli. Themeluesi i saj Sunghwan Suh, e kaloi fëmijërinë duke parë nënën e tij që prodhonte produkte artizanale kozmetike, e kështu u rrit me dashurinë dhe përkushtimin për përbërësit natyralë që ndihmojnë lëkurën. Ishullin e tij të ëndrrave “Innisfree” e gjeti tek ishulli Jeju, në Korenë e Jugut. Në këtë ishull ai ndërtoi fermën e tij sepse gjeti një ekosistem të veçantë me burime të pasura ushqyese për lëkurën falë: ajrit të pastër, ujit të pasur me minerale, tokës së përbërë nga hiri vullkanik, nivelit të duhur të reshjeve dhe temperaturave optimale.  Kjo është edhe filozofia që qëndron në krijimin e produkte të markës Innisfree, me përbërje të pastra të ekstraktuara me metoda të veçanta që sigurojnë formulime inovative për t’iu adresuar të gjitha problematikave të lëkurës pa përdorur në to përbërës dhe konservantë të rrezikshëm.

INNISFREE Squeeze Energy Mask

400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI