INNISFREE Orchid Eye Cream është një nga kremrat më të mirë për përkujdesjen e zonës rreth syve, shumë i preferuar dhe i njohur për rezultatet mahnitëse për problematika të ndryshme si: vijat e holla dhe rrudhat, dehidratimi, rrathët e zinj, ënjtja etj. Përbërja e patentuar nga vetë marka është Orchid Elixir™, e ekstraktuar nga lulja e orkidesë, e ishullit Jeju në Korenë e Jugut. Ky produkt ka veti antioksiduese të fuqishme, që luftojnë radikalet e lira gjatë ekspozimit në rrezet e dëmshme të diellit, pluhurit dhe smogut, madje edhe ndaj stresit. Ky krem është i plotë duke krijuar një shtresë mbrojtëse në lëkurë, por përthithet lehtësisht nga ajo duke i dhënë zonës rreth syve hidratim dhe një pamje më të tërhequr dhe rinore.

*30ml

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Gjithashtu, mund ta vendosni edhe në zona të tjera të fytyrës ku ju janë shfaqur rrudha.

Përbërësit "magjik"

Orchid Elixir™ (ekstrakt i patentuar i lules orkide)

Lista e plotë e përbërësve

Water/ Aqua/Eau, Butylene Glycol, Glycerin, Squalane, Cet-Ylethylhexanoate, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Copernicia Ce-Rifera (Carnauba] Wax/Copernicia Cerifera Cera/ Cire De Carnauba, Niac-Inamide, Cyclopentasiloxane, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glyce-Ryl Stearate, Cyclohexasiloxane, C14-22 Alcohols, Stearic Acid, Arachidyl Alcohol Palmitic Acid, Cetearyl Alcohol, Peg-100 Stearate, Propanediol,Behenyl Alcohol, Polyacrylate-13, C12-20 Alkyl Glucoside, Arachidyl Glu-Coside, Fragrance/ Parfum, Polyisobutene, Hydrogenated Lecithin, Glyce-Ryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distea-Rate, Xanthan Gum, Disodium Edta, Adenosine, Polysorbate 20, Sorbitan Is-Ostearate, Myristic Acid, Avena Sativa (Oati Kernel Extract, Caffeline, Hyal-Uronic Acid, Lauric Acid, Butylphenyl Methylpropional, Hexyl Cinnamal, Linalool Betaine, Glucose, Orchid Extract, Phenoxyethanol, Tocopherol

INNISFREE është markë koreane, pjesë e kompanisë më të madhe të Industrisë së Bukurisë në Korenë e Jugut, Amore Pacific. Emri i markës INNISFREE është marrë nga poema lirike "The lake isle of Innisfree" e poetit William Butler Yeats. Kjo poemë shpreh nevojën e personazhit për tu larguar nga qendrat e zhvilluara urbane, për të gjetur paqen dhe lumturinë e munguar e për të shijuar frytet e natyrës së begatë të një ishulli.

Themeluesi i saj Sunghwan Suh, e kaloi fëmijërinë duke parë nënën e tij që prodhonte produkte artizanale kozmetike, e kështu u rrit me dashurinë dhe përkushtimin për përbërësit natyralë që ndihmojnë lëkurën. Ishullin e tij të ëndrrave “Innisfree” e gjeti në ishulli Jeju, në Korenë e Jugut. Në këtë ishull ai ndërtoi fermën e tij sepse gjeti një ekosistem të veçantë me burime të pasura ushqyese për lëkurën falë: ajrit të pastër, ujit të pasur me minerale, tokës së përbërë nga hiri vullkanik, nivelit të duhur të reshjeve dhe temperaturave optimale.  Kjo është edhe filozofia që qëndron në krijimin e produkte të markës INNISFREE, me përbërje të pastra të ekstraktuara me metoda të veçanta që sigurojnë formulime inovative për t’iu adresuar të gjitha problematikave të lëkurës pa përdorur në to përbërës dhe konservantë të rrezikshëm.

INNISFREE Orchid Eye Cream

3,000 ALL 3,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI