Orizi njihet ndryshe si sekreti prej 1000 vitesh i bukurisë aziatike! Nëse dëshironi të keni lëkurë të butë dhe plot shkëlqim, I'M FROM Rice Line do t'jua mundësojë këtë! Dhe jo vetëm, pasi falë këtyre 3 produkteve do të arrini të zbehni hiperpigmentimin dhe të mbani në kontroll shenjat e moshës. Linja përmban toner, serum dhe krem hidratues. 

I'M FROM Rice Toner

I'M FROM Rice Toner përmban ekstraktin e orizit të rritur në zonën Yeoju, ku është dhe origjina e vetë orizit. Ekstrakti që përmban ky toner quhet "GOA RICE", për t'i dhënë lëkurës pastërti, butësi dhe një shkëlqim për sëbrëndshmi. Orizi është përdorur për shekuj me radhë në produktet e përkujdesjes së lëkurës dhe tashmë njihet për vetitë e tij të shumta. Këto veti padiskutim që i gëzon edhe toneri, si: njëtrajtësim i tonit të lëkurës, përmirësimi i shenjave të moshës, elasticitetit, zbehja e njollave të errëta (hiperpigmentimi), hidratimi i thellë. Gjithashtu, përveçse heq butësisht papastërtitë e mbeturra në lëkurë pas larjes, ribalancon në mënyrë efektive pH e lëkurës. Përmbajtja e këtij toneri është eliksiri i përdorur nga femrat koreane ndër shekuj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe kundër hiperpigmentimit. 

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*150ml

I'M FROM Rice Serum

Ky serum është “magjik”, i formuluar me 73% ekstrakt orizi embrioni të fermentuar, i cili ruan 65% më shumë të vlerës ushqyese, edhe pse ka madhësi më të vogël, se kokrra tradicionale e vetë orizit. Ky serum i ofron lëkurës qetësim, hidratim dhe një pamje plot shkëlqim duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës dhe zbehur të gjitha llojet e hiperpigmentimit të lëkurës! Nga ana tjetër, përbërja me acid linolenik, forcon barrierën natyrale, duke rritur elasticitetin. Formulimi me niacinamide, balancon prodhimin e sebumit të tepërt në lëkurë, minimizon poret dhe zbeh njollat kafe gjithashtu! Ndërsa acidi hialuronik, ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës! Ky serum është i pasur me vitaminë B dhe antioksidantë të fuqishëm, të cilët nxisin prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur në kontroll shenjat e moshës dhe përmirësojnë teksturën e lëkurës! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht atyre që i adresohen hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës. Ky serum ka formulë hipoalergjike, jokomedogjenike dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate.

*30ml

I'M FROM Rice Cream

Ky krem si edhe gjithë linja është i formuluar me ekstrakt oriz embrioni, në përmbajtje të të cilit gjenden keramide, të cilat luajnë një rol shumë kryesor në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës! Këto të fundit krijojnë një shtresë mbi lëkurë, për të shmangur çdo dëmtim nga faktorë të jashtëm si: rrezatimi diellor & radikalet e lira. Nga ana tjetër ekstrakt i kokrrizave të orizit është zgjidhja ideale për të luftuar çdo tipologji hiperpigmentimi! Gjithashtu balancon nivelin yndyrë-hidratim, duke mbajtur në kontroll sebumin e për të shmangur bllokimin e poreve. Ky krem është i pasur me minerale "bukurie" dhe vitaminë B dhe E, për të ofruar një lëkurë më elastike dhe plot shëndet! Ndërsa përmbajtja me acid hialuronik të hidrolizuar, bën të mundur hidratimin e thellë në të gjitha shtresat e lëkurës! Nga ana tjetër adenosine dhe tocopherol, do të kujdesen për vijat e holla dhe rrudhat, duke minimizuar pamjen e tyre. Konsistenca e këtij kremi është e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Ky krem ka formulim hipoalergjik dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, e kryesisht i adresohet hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës!

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50gr

I'M FROM Rice Toner

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

I'M FROM Rice Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

I'M FROM Rice Cream

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

I'M FROM Rice Toner

Përbërësit “magjik”

77.78% ekstrakt orizi të bluar Yeoju, gamma Oryzanol

Lista e plotë e përbërësve

Oryza Sattva(Rice) Extract(77.78%), Methylpropanediol, Triethylhexanoin, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Niacinamide, Pentylene Glycol, Portulaca Oleracea Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract(0. 1%),Ulmus Davidiana Root Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Water, Polyglyceryl-10 Myristate, Butylene Glycol, Adenosine, Cellulose Gum, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol

I'M FROM Rice Serum

Përbërësit "magjik"

ekstrakt orizi embrioni të fermentuar, nicianamide, acid hialuronik i hidrolizuar. 

Lista e plotë e përbërësve

Aspergillus/Rice Germ Ferment Extract Filtrate, Propanediol, Glycerin, Methylpropanediol, Cyclopentasiloxane, Niacinamide, Caprylyl Methicone , Water (Aqua), Cyclohexasiloxane, 1,2-Hexanediol,Squalane, Betaine, C12-14 Pareth-12, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Panthenol,C30-45 Alkyl Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Xanthan Gum, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Disodium Edta, Pentylene Glycol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Portulaca Oleracea Extract, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Glutathione

I'M FROM Rice Cream

Përbërësit "magjik"

rice bran water, keramide NP, acid hialuronik i hidrolozuar 

Lista e plotë e përbërësve

Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Water, Glycerin, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Hydrogenated Polyisobutene, Synthetic Beeswax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Vinyl Dimethicone, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Behenyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Bisabolol, Cetearyl Olivate, Panthenol, Sorbitan Olivate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Tocopherol, Phytosphingosine, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Rice Line

10,200 ALL 11,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI