I'M FROM Rice Cream është pjesë e linjës me ekstrakt të kokrrizave të orizit e markës I'M FROM! Orizi njihet ndryshe si sekreti prej 1000 vitesh i bukurisë aziatike! Ky krem si edhe gjithë linja është i formuluar me ekstrakt oriz embrioni, në përmbajtje të të cilit gjenden keramide, të cilat luajnë një rol shumë kryesor në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës! Këto të fundit krijojnë një shtresë mbi lëkurë, për të shmangur çdo dëmtim nga faktorë të jashtëm si: rrezatimi diellor & radikalet e lira. Nga ana tjetër ekstrakt i kokrrizave të orizit është zgjidhja ideale për të luftuar çdo tipologji hiperpigmentimi! Gjithashtu balancon nivelin yndyrë-hidratim, duke mbajtur në kontroll sebumin e për të shmangur bllokimin e poreve. Ky krem është i pasur me minerale "bukurie" dhe vitaminë B dhe E, për të ofruar një lëkurë më elastike dhe plot shëndet! Ndërsa përmbajtja me acid hialuronik të hidrolizuar, bën të mundur hidratimin e thellë në të gjitha shtresat e lëkurës! Nga ana tjetër adenosine dhe tocopherol, do të kujdesen për vijat e holla dhe rrudhat, duke minimizuar pamjen e tyre. Konsistenca e këtij kremi është e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Përdorimi në përditshmëri shoqëruar bashkë me tonerin: I'M FROM Rice Toner dhe serumin e linjës I'M FROM Rice Serum do të ofrojë një lëkurë më rinore se kurrë më parë! Ky krem ka formulim hipoalergjik dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, e kryesisht i adresohet hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës!

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50gr

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt oriz embrioni, keramide NP, acid hialuronik i hidrolozuar 

Lista e plotë e përbërësve

Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Water, Glycerin, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Hydrogenated Polyisobutene, Synthetic Beeswax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Vinyl Dimethicone, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Behenyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Bisabolol, Cetearyl Olivate, Panthenol, Sorbitan Olivate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Tocopherol, Phytosphingosine, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Rice Cream

3,100 ALL 4,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI