{"product_id":"im-from-mugwort-serum","title":"I'M FROM Mugwort Serum","description":"\u003cp\u003eI'M FROM Mugwort Serum është një serum qetësues i formuluar me një përqendrim të lartë të ekstraktit të Mugwort (Artemisia Princeps), një bimë tradicionale koreane e njohur për vetitë e saj qetësuese, antioksiduese dhe rigjeneruese. I kultivuar në rajonin Ganghwa të Koresë së Jugut, mugwort-i përdoret prej shekujsh në kujdesin e lëkurës për aftësinë e tij për të qetësuar irritimet dhe për të ndihmuar në rikthimin e ekuilibrit natyral të saj. Përmbajtja 57% ekstraktit të mugwort-it ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke e bërë atë më rezistente ndaj agresorëve të jashtëm dhe humbjes së lagështisë. Formula përmban gjithashtu Garlic Exosome, i cili ofron efekte intensive qetësuese dhe revitalizuese, ndërsa ndihmon në stabilizimin e procesit natyral të rinovimit qelizor të lëkurës. Ky përbërës ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të lëkurës, duke e bërë atë më rezistente ndaj stresit të jashtëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën sensitive, të irrituar, të skuqur, me prirje ndaj akneve ose të dëmtuar nga faktorët e jashtëm. Gjithashtu është një zgjedhje ideale për lëkurat që kanë nevojë për qetësim, hidratim dhe forcim të barrierës mbrojtëse.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eFormula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*30ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e\n\u003cbr\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePërdoreni pas tonerit dhe\/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit\u003cem\u003e \"\u003c\/em\u003emagjik\u003cem\u003e\"\u003c\/em\u003e\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e57% ekstrakt mugwort-it, Garlic Exosome\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003e\u003cem\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/em\u003e\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Butylene Glycol, 2, 3-Butanediol, Glycerin, Methylpropanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Erythritol, Betaine, Panthenol, Methyl Gluceth-10, Hydroxyethyl Urea, Xanthan Gum, Sclerotium Gum, Carbomer, Caprylic\/Capric Triglyceride, Ethylhexylglycerin, Tromethamine, Hydrogenated Lecithin, Citric Acid, Allantoin, Sodium Phytate, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Ceramide NP, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Beta-Glucan, Cellulose, Sodium Hyaluronate, Polyglutamic Acid, Tocopherol, Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract(57%), Artemisia Princeps Leaf Extract, Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract(Garlic Exosome)3%\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e\n\u003cstrong\u003e\u003c\/strong\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eMarka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon \u003cspan\u003enga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë \"Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is\", që përkthehet “Natyra ashtu siç është\", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: \"Mugwort Essence\" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë \"Honey\" që merret nga bletët e malit Jiri apo \"Vitamin Tree Water Gel\" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49288806564097,"sku":"MUG719","price":2200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/Untitled-1-20_cb9bbcfb-6f29-44a3-8d0e-1ce229e44dc6.png?v=1782917852","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/im-from-mugwort-serum","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}