Trendi i viteve të fundit në K-Beauty është bërë ekstrakti i bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Një nga përbërësit më efikas për qetësimin e menjëhershëm të lëkurës së irrituar është bima medicinale aziatike Mugwort. Por jo vetëm qetësuese, pasi kjo bimë njihet për shumë përfitime të tjera në lëkurë. I'M FROM Mugwort Line përmban 3 produkte: 

I'M FROM Mugwort Essence

Bimë medicinale mugwort njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, e bëjnë esencën të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. 

 *160ml

I'M FROM Mugwort Sheet Mask

Maska përmban 91.45% ekstrakt nga bima e mugwort nga Ganghwa, Korea e Jugut, ashtu si dhe Mugwort Essence. Ky produkt bëhet akoma më special, sepse nëpërmjet pëlhurës së hollë, transparente dhe shumë ngjitëse me teknologjinë I-Cell, që kjo maskë përmban, do të arrini të merrni efektin maksimal të vetë esencës, kështu do t’i jepni lëkurës një trajtim vërtet shumë të fuqishëm. 

*23ml
*1 copë

I'M FROM Mugwort Mask

Përbërja e kësaj maske shumë e përqendruar bën të mundur ruajtjen e përbërësve aktivë të ekstrakteve bimore, duke i falur lëkurës në mënyrë të menjëhershme përfitimet e saj. Mund ta përdorni çdo ditë në rutinën tuaj nëse e keni lëkurën të irrituar dhe të skuqur. Në fund të çdo aplikimi do e ndjeni lëkurën më të freskët dhe të butë.

*30gr / 110gr

I'M FROM Mugwort Essence

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

I'M FROM Mugwort Sheet Mask

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

I'M FROM Mugwort Mask

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme të maskës dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të qëndrojë 5-10 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

I'M FROM Mugwort Essence

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës Artemisia (Mugwort)

Lista e plotë e përbërësve

Artemisia Princeps Extract 100%

I'M FROM Mugwort Sheet Mask

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës Artemisia (Mugwort)

Lista e plotë e përbërësve

Artemisia Princeps Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Methlypropanediol, Cordyceps Sinensis Extract, 1,2 Hexanediol, Capryly Glycol, Allantoin, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Pulsatilla Koreana Extract, Carbomer, Arginine

I'M FROM Mugwort Mask

Përbërësit “magjik”

ekstrakt i bimës Artemisia (Mugwort)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Artemisia Princeps Leaf Powder, 1,2-Hexanediol, Cordyceps Sinensis Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Methylpropanediol, Ligularia Fishceri Leaf Extract, Rosa Davurica Bud Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Glyceryl Polyacrylate, Sodium Polyacrylaste, Carbomer, Arginine, Phenoxyethanol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Xanthan Gum, Disodium EDTA

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Mugwort Line

6,160 ALL 9,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI