Ginseng Eye Cream nga marka I'M FROM, është një krem për zonën delikate dhe problematike rreth syve pjesë e linjës: I'M FROM Ginseng! Ashtu si e gjitha linja përmban përbërës aktiv si: ai i bimës së ginsengut të kuq gjashtëvjeçar, duke e bërë këtë krem zgjidhjen perfekte për përmirësimin dhe mbushjen e rrudhave, duke e forcuar atë zonë të hollë të lëkurës së fytyrës. Formula e tij kombinon gjethen (panax ginseng), kërcellin dhe rrënjën e kësaj bime kurative koreane. Të gjithë këta përbërës i ofrojnë zonës rreth syve freski, gjallëri dhe një pamje më rinore. Ky krem, falë kësaj bime, ka veti antioksiduese dhe hidratuese që e bëjnë lëkurën të ruajë lagështinë e saj natyrale dhe të ketë një barrierë të fortë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht i adresohet shenjave të moshës! Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me serumin e linjës: I'M FROM Ginseng Serum.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*30g 

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Gjithashtu, mund ta vendosni edhe në zona të tjera të fytyrës ku ju janë shfaqur rrudha.

Përbërësit “magjik”

Ekstrakt i bimës së ginseng-u të kuq dhe panax ginseng.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Olivate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Cetearyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Beeswax, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Isododecane, Squalane, Panax Ginseng Root Extract, Dimethicone, Betaine, , Angelica Gigas Root Extract, 1,2-Hexanediol, Red Ginseng Root Extract, Dimethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Glyceryl Caprylate, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Xanthan Gum, Adenosine, Sorbitan isostearate, Ethylhexylglycerin, Boswellia Serrata Resin Extract, Disodium EDTA, Methylpropanediol,, Sodium Acetylated Hyaluronate, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata(Lichen) Extract, Sodium Hyaluronate, Solubie Collagen, Hydrolyzed Hyaluronic acid, Ethylhexylglycerin, Sodium Acetylated

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

 

I'M FROM Ginseng Eye Cream

3,200 ALL 4,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI