E gjithë linja përmban ekstrakt të bimës së ginsengut të kuq gjashtëvjeçar, me prejardhje nga qyteti Geumsan në Kore. Ginseng-u i kuq, njihet si një përbërës bimor shumë efikas në përmirësimin e shenjave të moshës, pasi në përmbajtjen e tij ka sasi të bollshme të saponinave. Këto të fundit janë komponime natyrale që gjenden në të gjitha qelizat e bimëve bishtajore dhe kanë efekte antioksiduese, antiskeptike dhe anti-inflamatore në lëkurë, duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e rrezeve të dëmshme UV.

I'M FROM Ginseng Serum

Konsistenca e tij është kremoze dhe e ushqen lëkurën, por pa e rënduar atë. Ky serum rikthen lagështinë dhe hidratimin e munguar, forcon barrierën mbrojtëse dhe ndihmon në lëmimin e rrudhave.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*30ml 

I'M FROM Ginseng Eye Cream

Falë përdorimit të këtij kremi, do t'i ofroni zonës rreth syve freski, gjallëri dhe një pamje më rinore, duke e bërë këtë krem zgjidhjen perfekte për përmirësimin dhe mbushjen e rrudhave, duke e forcuar atë zonë të hollë të lëkurës së fytyrës. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*30g 

I'M FROM Ginseng Mask

 Kjo maskë do t’ju mrekullojë me efektet e saj çudibërëse, dhe do ta ndjeni lëkurën më të pastër, të hidratuar dhe me më shumë elasticitet! Jua sugjerojmë ta përdoni 2 herë në javë, përpara se të flini gjumë për efekt më të shpejtë!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*120gr/ 4.230z.

I'M FROM Ginseng Serum

Në rutinën tuaj të mëngjesit dhe mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte. Masazhoni në mënyrë të vazhdueshme që kapsulat Ginsenisphere™ të shpërbëhen, derisa lëkura ta ketë perthithur tërësisht serumin. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

I'M FROM Ginseng Eye Cream

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Gjithashtu, mund ta vendosni edhe në zona të tjera të fytyrës ku ju janë shfaqur rrudha.

I'M FROM Ginseng Mask

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme të maskës dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të qëndrojë 5-10 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

I'M FROM Ginseng Serum

Përbërësit “magjik”

Ekstrakt i bimës së ginseng-u të kuq, vaj i farës së ginseng-t panax (200 ppm), Acid hialuronik, adenozinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Betaine, Camellia Sinensis Leaf Extract, Panax Ginseng Root Extract, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Cyclopentasiloxane, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Oimethiconol, Ethoxydiglycol, Panax Ginseng Seed Oil, Hydroxyethylcellulose, Ethyl Hexanediol, Glyceryl Polyacrylate, Adenosine, Disodium EDTA, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Rheum Palmatum Root Extract, Angelica Pubescens Root Extract, Angelica Gigas Root Extract, Schizonepeta Tenuifolia Extract

I'M FROM Ginseng Eye Cream

Përbërësit “magjik”

Ekstrakt i bimës së ginseng-u të kuq dhe panax ginseng.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Olivate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Cetearyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Beeswax, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Isododecane, Squalane, Panax Ginseng Root Extract, Dimethicone, Betaine, , Angelica Gigas Root Extract, 1,2-Hexanediol, Red Ginseng Root Extract, Dimethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Glyceryl Caprylate, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Xanthan Gum, Adenosine, Sorbitan isostearate, Ethylhexylglycerin, Boswellia Serrata Resin Extract, Disodium EDTA, Methylpropanediol,, Sodium Acetylated Hyaluronate, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata(Lichen) Extract, Sodium Hyaluronate, Solubie Collagen, Hydrolyzed Hyaluronic acid, Ethylhexylglycerin, Sodium Acetylated

I'M FROM Ginseng Mask

Përbërësit “magjik”

Ekstrakt i bimës së ginseng-u të kuq, vaj i farës së ginseng-t panax (200 ppm).

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Artemisia Princeps Leaf Powder, 1,2-Hexanediol, Cordyceps Sinensis Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Methylpropanediol, Ligularia Fishceri Leaf Extract, Rosa Davurica Bud Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Glyceryl Polyacrylate, Sodium Polyacrylaste, Carbomer, Arginine, Phenoxyethanol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Xanthan Gum, Disodium EDTA

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Ginseng Line

9,900 ALL 13,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI