{"product_id":"im-from-black-rice-toner","title":"I'M FROM Black Rice Toner","description":"\u003cp\u003eI'M FROM Black Rice Toner përmban ekstrakt të orizit të zi të fermentuar, një përbërës i njohur në Korenë e Jugut për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve dhe vetitë e tij kundër plakjes së parakohshme. Orizi i zi është natyrshëm i pasur me polifenole dhe flavonoide, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe faktorët e jashtëm që mund të dëmtojnë barrierën e saj mbrojtëse. Ky toner ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, zbutjen e vijave të holla dhe ruajtjen e një pamjeje më rinore. Gjithashtu, pastron butësisht mbetjet e papastërtive që mund të kenë mbetur pas larjes së fytyrës, ndërsa ndihmon në ribalancimin e pH-së së lëkurës dhe përgatitjen e saj për hapat e mëtejshëm të rutinës. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke i dhënë lëkurës hidratim të menjëhershëm dhe një shkëlqim natyral e të shëndetshëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e thatë, të dehidratuar, mature dhe atë që ka humbur elasticitetin ose shfaq shenja të lodhjes dhe plakjes së parakohshme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eFormula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*150ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit “magjik”\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eoriz i zi i fermentuar,\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Oryza Sativa (Rice) Seed Water, Dicaprylyl Ether, Methylpropanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Chloride, Glycerin, Melia Azadirachta Flower Extract, Propanediol, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Myristate, Coccinia Indica Fruit Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin, Polyglycerin-3, Oryza Sativa (Rice) Extract, Tocopherol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Butylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Polyglutamic Acid, Panthenol, Xylose, Glycolic Acid, Disodium EDTA, Anthocyanins\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eMarka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë \"Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is\", që përkthehet “Natyra ashtu siç është\", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: \"Mugwort Essence\" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë \"Honey\" që merret nga bletët e malit Jiri apo \"Vitamin Tree Water Gel\" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49288797061377,"sku":"BRT229","price":1600.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/Untitled-1-29_90bb0ebd-3dc7-4957-b182-7f51eafab2dc.png?v=1782917876","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/im-from-black-rice-toner","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}