I DEW CARE Berry Melting Makeup Remover Balm do të shkrijë të gjitha papastërtitë, nga makeup-i i përditshëm, filtrat e SPF-së deri te radikalet e lira, të cilat duke qëndruar në lëkurë e dëmtojnë barrierën mbrojtëse dhe krijojnë plakje të parakohshme. Me kontaktin e ngrohtësisë së lëkurës suaj, balmi do të shkrihet lehtësisht dhe do të rrëshqasë mbi fytyrë për një pastrim sa më të thellë dhe efikas, duke mos krijuar aspak bllokim të poreve apo ndjesi rëndese në lëkurë. Ashtu si vetë emri ky balm ka në formulim e tij boronicën: një frut me përmbajtje përbërës natyralë të njohur si proantocianidina, i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës suaj duke mos sjellur aspak irritim. Ndërkohë, formula e mbushur me fruta me vitamina të shumta dhe AHA (acide alfa hidroksi), ndihmojnë heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, dhe njëkohësisht e ushqyejnë atë, duke ofruar një lëkurë plot shkëlqim! Nga ana tjetër ekstrakti i shegës i cili përmban antioksidantë, acide yndyrore, vitamina dhe minerale dhe vepron si një eksfoliant i butë dhe natyral. Ndërsa, uji i Glacier-it së bashku me vajin jojoba do t'i ofrojë lëkurës suaj lagështi dhe hidratim. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që balmi ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët nga përbërja me acai berry!

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE

*80gr

Merrni një sasi të përshtatshme me spatul dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

Ekstrakti i frutave të boronicës, Vaji jojoba dhe Uji i Glacier-it.

Lista e plotë e përbërësve

Cetyl Ethylhexanoate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Sorbeth-30 Tetraoleate, Polyethylene, Ethylhexyl Palmitate, C13-15 Alkane, Euterpe Oleracea (Acai) Fruit Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower/Leaf/Stem Extract, Water (Glacier Water), Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Water, Trihydroxystearin, Tocopherol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Fragrance,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Berry Melting Makeup Remover Balm

3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI