Mendoni se keni lëkurë pa jetë? Mos u shqetësoni! HEIMISH Marine Care Deep Moisture Nourishing Melting Cream është kremi hidratues, ideal për të ofruar lagështi të thellë dhe për të hidratuar lëkurën tuaj të thatë. Ky krem siguron ushqim dhe ka veti të fuqishme kundër plakjes së lëkurës, duke premtuar një lëkurë më rinore plot shkëlqim dhe shëndet. Përbërësit kryesor të këtij kremi janë ekstrakti i fermentuar i algave të detit, uji i detit i pasur me minerale, peptide dhe ekstrakt i qelizave bimore. Kombinimi i këtyre përbërësve e bën lëkurën më të butë, më të hidratuar, forcon barrierën mbrojtëse, mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe ka efekt superior kundër plakjes. Me vetëm një herë aplikim lëkurën do e ndjeni super të butë dhe plot freski. Ky krem është i përshtatshëm kryesisht për lëkurat e thata, adresuar shenjave të moshës. 

*60ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ujë detar, ekstrakt i fermentuar i algave të detit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Mineral Oil, Petrolatum, Microcrystalline Wax, Glycerin, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Zinc Stearate, Niacinamide, Beeswax, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Sodium Chloride, Undaria Pinnatifida Extract, Ecklonia Cava Extract, Sorbitan Olivate, Ozokerite, Laminaria Japonica Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Panthenol, Hydrolyzed Collagen, Leontopodium Alpinum Callus Culture Extract, Ulva Lactuca Extract, Solidago Virgaurea (Goldenrod) Extract, Porphyra Yezoensis Extract, Laminaria Digitata Extract, Laminaria Cloustoni Extract, Enteromorpha Compressa Extract, Codium Tomentosum Extract, Codium Fragile Extract, Agarum Cribosum Extract, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Adenosine, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hexyl Laurate, Polyglyceryl-4 Isostearate, Hydroxyacetophenone, Hydrogenated Lecithin, Fragrance, Linalool, Butylphenyl Methylpropional, Disodium EDTA

Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë. 

HEIMISH Marine Care Deep Moisture Nourishing Melting Cream

3,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI