Tashmë serumi që është bërë një nga të preferuarit e juaj, vjen në një set GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Spot Serum Double Edition që përmban 2 serume me madhësi të plotë, 1 serum në madhësi të vogël, dhe 2 maska pëlhure "Sheet Mask" me po të njëjtin efekt, si serumi, por trajtim shumë intensiv.

GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Spot Serum 

Serumi është i formuluar me 70% nga ekstrakti i frutit tangerine (një agrum aziatik), që përmban deri në 10 herë më shumë Vitaminë C, se agrumet e zakonshëm. Në një studim të kryer 95% e përdoruesve të këtij serumi janë shprehur se në vetëm 2 javë kanë arritur rezultate të mahnitshme! Dhe kanë arritur të kenë një lëkurë më të butë dhe me shkëlqim si kurrë më parë! Serumi gjithashtu përmban arbutin, ekstrakt nga rrënja e bimës glycyrrhiza glabra (Licorice) për të ofruar njëtrajtësim të tonit të lëkurës, përkujdesje ndaj akneve dhe zbehje të hiperpigmentimit. Nga ana tjetër tocopheryl dhe adenosine, ndihmojnë në lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave, duke i ofruar lëkurës një pamje të shëndetshme dhe plot elasticitet. Panthenol, allantoin, ekstraktet e rrënjës së bimës Centella Asiatica & çajit jeshil, si edhe ekstrakti nga gjethja e bimës Camelia Sinensis do të ofrojnë hidratim dhe qetësim të irritimeve në lëkurë. Ky serum i përshtatet të gjithë tipesve të lëkurë, specifikisht asaj sensitive.

Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

GOODAL Green Tangerine Vitamin C Serum Sheet Mask

Ndërsa maska ka të njëjtën përbërje si serumi, madje një maskë njërpdorimshme përmban esencën e një shishe të plotë serumi, pra gëzon të gjitha vetitë e serumit, por efektin e ka më të shpejtë. Ofron hidratim të thellë dhe zbehje të hiperpigmentimit, të krijuar nga rrezet e dëmshme të diellit, shenjat post akne etj. E veçanta tjetër e kësaj maske është pëlhura me të cilën ajo është bërë, prej një fibre tencel (lyocell). Një teknologji që bën të mundur që nëpërmjet maskës dhe kësaj pëlhure posaçërisht, i gjithë produkti të përthithet 100% nga lëkura.

Maska gjithashtu nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën, si : vajra mineral, paraben, fragrancë artificiale etj.

Seti përmban:
*2 serum në sasi 30ml
*1 serum në sasi 10ml
*2 maska "Sheet Mask" në sasi 30ml

GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Spot Serum 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+

GOODAL Green Tangerine Vitamin C Serum Sheet Mask

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

 

GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Spot Serum 

Përbërësit "magjik"

Ekstrakt Green Tangerine, niacinamide, arbutin, madecassoside, centella asiatica, ekstrakt i rrënjës Licorice

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Methyl Gluceth-20, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Niacinamide, Arbutin, Citrus Tangerina (Tangerine) Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Panthenol, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Choleth-24, Saccharum Officinarum (Sugar Cane) Extract, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Jojoba Esters, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Tocopheryl Acetate (Vitamin E), Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Adenosine, Melia Azadirachta Flower Extract, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Leaf Extract, Ascorbyl Glucoside, Dipotassium Glycyrrhizate, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Glycerin, Madecassoside, Anthemis Nobilis Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Centella Asiatica Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Asiaticoside, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract

GOODAL Green Tangerine Vitamin C Serum Sheet Mask

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Green tangerine, acid askorbik, niacinamide, tocopherol, adenosine, arbutin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Niacinamide, Methylpropanediol, Diglycerin, Hydroxyacetophenone, Carbomer, Citrus Tangerina (Tangerine) Extract, Allantoin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Caffeine, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Glycerin, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Adenosine, Hydrolyzed Jojoba Esters, Sodium Hyaluronate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Arbutin, Ascorbyl Glucoside, Disodium EDTA, Althaea Rosea Flower Extract, Acacia Senegal Gum, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Ascorbic Acid (Vitamin C), Sodium Carbonate, Tocopherol (Vitamin E), Xanthophyll

 

GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”

GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Spot Serum Double Edition

5,900 ALL 6,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI