Pastrues ujor për zonën rreth syve dhe buzëve.

Larës i butë por efikas në heqjen e makeup-it të rëndë, posaçërisht i krijuar për zonën delikate rreth syve dhe buzëve. Nuk shkakton irritim dhe e lë lëkurën të freskët dhe të hidratuar.

*100ml

Tundeni mirë larësin përpara përdorimit. Hidhni në një tampon pambuku një sasi të mjaftueshme dhe masazhoni butësisht zonën rreth syve dhe buzëve, duke hequr me kujdes çdo mbetje makeup-i.

Water, Cyclopentasiloxane, Disodium Edta, Potassium Phosphate, Lauryl Methyl Gluceth-10 Hydroxypropyldimonium Chloride, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol, Sodium Chloride, Hexylene Glycol,  Caprylyl/Capryl Glucoside,  Dipotassium Phosphate

Etude House është themeluar në vitin 1988 në Korenë e Jugut. Emri i saj është i veçantë sepse është frymëzuar nga kompozimet instrumentale “étude” të muzikës klasike dhe nga vetë fjala që në frengjisht do të thotë studim. Kjo “shtëpi studimi” e përkujdesjes së lëkurës dhe makeup-it, synon të frymëzojë të gjithë femrat në botë që këtë kujdes ndaj lëkurës dhe pamjes, të mos e shohin si një rutinë të mërzitshme, por si një moment relaksues dhe argëtues për veten. Po aq argëtuese janë edhe paketimet e tij, gjithmonë lozonjare, shumëngjyrëshe dhe plot figura. Çfarë e bën këtë markë kaq të dashur është fakti se ofon produkte me cilësi të lartë me çmim të arsyeshëm.

ETUDE HOUSE Lip & Eye Makeup Remover

600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI