Etude House është themeluar në vitin 1985 në Korenë e Jugut. Emri i tij është i veçantë sepse është frymëzuar nga kompozimet instrumentale “étude” të muzikës klasike dhe nga vetë fjala që në frengjisht do të thotë studim. Kjo “shtëpi studimi” e përkujdesjes së lëkurës dhe makeup-it, synon të frymëzojë të gjithë femrat në botë që këtë kujdes ndaj lëkurës dhe pamjes të mos e shohin si një rutinë të mërzitshme, por si një moment relaksues dhe argëtues për veten. Po aq argëtuese janë edhe paketimet e tij, gjithmonë lozonjare, shumëngjyrëshe dhe plot figura. Çfarë e bën këtë markë kaq të dashur është fakti se ofon produkte me cilësi të lartë me çmim të arsyeshëm.